lifestyle

Personat që kanë këtë profesion janë më të rrezikuar për të kryer vetëvrasje krahasuar me të tjerët

Një mjek vetëvritet çdo ditë në Amerikë, një nga profesionet ku kryhen më shumë vetëvrasje. Numri i mjekëve të vetëvrarë,nga 28 deri 40 për 100 mijë banorë, është më shumë se dyfishi imesatares së vetëvrasjeve në popullsinë në përgjithësi (që është 12.3 për 100 mijë banorë). Një pjesë e madhe e mjekëve të vetëvrarë janë diagnostikuar me depresion ose çrregullime të tjera mendore, dhe nuk kanë marrë trajtime për të, një fakt ky që thekson nevojën për trajtim në kohë të kësaj sëmundjeje, thotë autorja kryesore e studimit, dr. Deepika Tanwar, Nga Qendra Spitalore Harlem në Nju Jork.

“Është vërtet e habitshme që numri i vetëvrasjeve tek mjekët është më i lartë se ai në ushtri, që konsiderohet edhe si një profesion stresues”, thotë Tanwar. Rezultatet e studimit janë publikuar gjatë konferencës vjetore të organizuar nga Shoqata Amerikane e Psikiatrisë.

Të lidhura

None found

Studimi tregon se disa nga diagnozat më të zakonshme janë çrregullimet e humorit, alkoolizmi dhe abuzimi me substancat. Një studim tjetër tregon se depresioni prek rreth 12% të mjekëve meshkuj dhe mbi 19.5% të mjekeve femra. Studentët e mjekësisë dhe praktikantët zakonisht vuajnë më shumë nga depresioni, ku 15-30% e tyre shfaqin simptoma depresive. Stresi fillon që në universitet dhe vazhdon edhe pas diplomimit, për shkak të orëve të gjata në punë, mungesës së gjumit, kërkesave dhe konkurrencës së lartë.

Psikiatria është sidomos profesioni me numrin më të lartë të vetëvrasjeve. Studiuesit theksojnë se kjo nuk është vërejtur vetëm në Amerikë, por edhe në Finlandë, Norvegji, Australi, Singapor, Kinë dhe shumë shtete të tjera, ku vihet re një përhapje e ankthit, depresionit dhe vetëvrasjes përgjatë studentëve të mjekësisë dhe praktikantëve.

të fundit

Sa i sigurt do të jetë furnizimi me energji elektrike në Kosovë gjatë këtij dimri?

Furnizimi me energji elektrike në Kosovë aktualisht është stabil, ndërsa pjesa dërrmuese e kërkesës për konsumatorët me tarifa të rregulluara…

2 minutes ago

Plenkoviq i kujton Malit të Zi marrëveshjet e kufirit me Kosovën: Kroacia nuk tërhiqet nga territori i saj

Kroacia nuk kërkon territorin e askujt, por nuk heq dorë nga territori i saj, deklaroi të premten kryeministri Andrej Plenkoviq,…

2 minutes ago

Këshilla e SHBA-së për festat e fundvitit – a ka arsye për t’u shqetësuar Kosova? Specialistët kërkojnë vëmendje më të madhe

Paralajmërimi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë për sigurinë gjatë sezonit të festave nuk identifikon ndonjë…

2 minutes ago

Kryeministri Rama mbledh sot Asamblenë e PS-së në Tiranë, në fokus zgjedhjet vendore dhe gara për kryeqytetin

Këtë të shtunë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, kryeministri i vendit Edi Rama, do…

14 minutes ago

BIRN: youth revolt, protesting against corruption, inequality and unemployment!

Revoltat politike shpesh vijnë me valë. Ashtu si ideologjitë dhe besimet fetare, ato mund të përhapen nga një vend në…

15 minutes ago

Currency exchange, what is happening with foreign currencies? Here is how much dollar and euro are being bought and sold

Ditën e sotme një dollar amerikan, blihet për 81 lekë dhe shitet për 8217 lekë. Euro, blihet me 89.2 lekë…

15 minutes ago