Categories: lifestyle

Pse numri i vetëvrasjeve rritet gjatë verës?

Shumica e vetëvrasjeve nuk ndodhin gjatë pushimeve të dimrit, siç mund të mendojnë rëndom njerëzit, por në fund të korrikut dhe në gusht.

Në këtë periudhë të vitit, të qenit i vetëdijshëm se si ndihen njerëzit që duam është edhe më e rëndësishme se zakonisht. Nuk mjafton vetëm të thuash nëse sheh diçka; mbase do të të duhet të jesh ti ai që do të çosh dikë në zyrën e mjekut. Një vëzhgim dhe një veprim mund të shpëtojë një jetë, ndoshta disa.

Të lidhura

None found

Pse nivelet e vetëvrasjeve rriten gjatë verës? Nuk është e qartë. Por sipas mjekut terapist Balton Goldsmith, vlen për t’u përmendur fakti që ditët janë shumë më të gjata se në dimër, dhe kjo mund të jetë e vështirë nëse jeni në depresion. Sigurisht, çrregullimi afektiv sezonal është pikërisht e kundërta: Njerëzit bien në depresion pa dritë, ose duke qëndruar për shumë gjatë brenda. Por për ata që vuajnë nga depresioni gjatë gjithë vitit, ora e gjumit mund të jetë pjesa më e mirë e ditës, dhe detyrimi për të qëndruar zgjuar më vonë u jep më shumë kohë për t’u përballur me dhimbjen e tyre të brendshme. Kjo është gjithashtu një nga arsyet pse alkooli dhe përdorimi i drogës rritet në verë.

Ju mund të jeni në depresion pa u vetëvrarë – miliona njerëz janë – por nëse keni mendime vetëvrasëse, ju jeni në rrezik. (Në çdo rast, telefononi në numrat 112 (urgjenca) dhe/ose 129 (policia).

Me pandeminë, gjërat janë përkeqësuar për shumë njerëz që janë në depresion. Vetmia është gjithashtu në një nivel epidemie dhe kjo lloj dhimbjeje zemre mund t’ju bëjë të mendoni se jeni vetëm ose nuk keni rëndësi për të tjerët. Duhet të dini se ju keni rëndësi dhe jeni të shtrenjtë për shumë njerëz!

Vetëvrasja nuk është një përgjigje. Është thjesht një mënyrë për të mos ndjerë më. Ju duhet të kuptoni se edhe kur ndjesitë që keni nuk janë të mira, ato janë një rikujtesë se jeni gjallë dhe lajmi i mirë është se asnjë prej atyre ndjesive nuk do të zgjasë përgjithmonë. Përsa kohë që jeni këtu, ju keni në dorë të ndryshoni situatën dhe qëndrimin tuaj. Po, ndoshta do t’ju duhet një ndihmë e vogël, por gjërat e mëdha nuk bëhen vetëm apo jo?

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

4 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

4 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

4 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

4 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

4 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

4 hours ago