TikTok ka me mijëra video recetash. Gjatë karantinës, të gjithë provonin kafen “Dalgona” dhe herë pas herë, receta dhe ide të tjera janë bërë virale.
Pas “tavolinës së patatinave”, radhën e ka një tjetër ushqim për t’u bërë i famshëm: Djath i pjekur me domate, ose makarona të përgatitura me djathin+domatet si salcë.
Sigurisht, që ideja (aspak e komplikuar), nuk u shpik në TikTok. Për herë të parë, receta u prezantua në 2019-ën nga Hayrinen, e cila e hodhi në blogun e saj.
Në shtator të vitit të kaluar ajo shkroi:
“Shitjet e djathit feta u rritën me 300% dhe përbërësit e tjerë po mbaronin nëpër markete.”
Shpjeguar thjeshtë, recetën e gjeni në videon më poshtë: