Nëse tensioni i ditës nuk iu lë të qetësoheni, mund të bëni 3 ushtrime të thjeshta në dyshek për t’u çlodhur dhe për të fjetur lehtësisht. Filozofia e jogës mund të jetë veçanërisht e dobishme nëse dëshironi të qetësoheni dhe të relaksoheni pas një dite stresuese. Frymëzuar nga joga, ja 3 ushtrime të thjeshta dhe variacionet e tyre që mund t’i bëni të shtrirë në dyshek, me lëvizje të qeta dhe komode, pa nxitim dhe pa presion.
Të gjitha ushtrimet duhet të bëhen me kujdes.
Ushtrimi i parë: Uluni rehat në skajin e shtratit tuaj me këmbët tuaja në dysheme dhe shtyllën kurrizore drejt. Gërshetoni gishtat dhe vendosni pëllëmbët pas kokës, afërsisht në nivelin e syve, me gishtat e mëdhenj të drejtuar nga qafa dhe bërrylat jashtë. Merrni frymë thellë dhe hapni ngadalë gjoksin, duke hapur bërrylat aq sa të lejon trupi ndërsa shikoni drejt tavanit.
Gjatë nxjerrjes mbyllni bërrylat dhe ulni mjekrën drejt gjoksit, pa e shtypur kokën me duar. Përsëriteni 6-8 herë.
Ushtrimi dy: Shtrihuni në shpinë dhe përkulni këmbën e djathtë afër gjoksit, ndërsa tjetrën e mbani drejt. Mbajeni për 3 frymëmarrje dhe më pas ndërroni këmbët.
Ushtrimi i tretë: Shtrihuni në shpinë dhe vendosni këmbët në mur. Vendosni legenin sa më afër murit. Mbajeni për 30” deri në 1′ dhe ngadalë ulni këmbët anash. Këshillë. Nëse keni vështirësi ose ndjeni ndonjë shqetësim, vendosni një jastëk nën legen.