Nuk mund ta ndaloni me ujë, ja zgjidhja kur ju zë lemza dhe jeni duke agjëruar

Tkurrja e diafragmës shkakton lemzën. Ajo mund të shkaktohet për shumë arsye, ngrënia e tepërt, alkool apo edhe emocionet e papritura.

Për aq sa dimë, lemza nuk ka asnjë funksion në trupin tonë. Disa shkencëtarë mendojnë se është vetëm një lloj keqfunksionimi i nervave që kontrollojnë muskujt e frymëmarrjes.

Edhe pse nuk ka një mënyrë të sigurt për të ndaluar lemzën, nëse zgjat më tepër se disa minuta, manovrat e mëposhtme mund t’ju ndihmojnë edhe në muajin e Ramazanit, kur jeni me agjërim dhe nuk mund të konsumoni asgjë:

1.Merrni frymë në një qeskë letre

2.Merrni frymë thellë dhe mbajeni për 20 sekonda

3.Kapeni gjuhën me një napë me gishtin e madh dhe atë tregues dhe tërhiqeni jashtë

4.Mbani një copë akull për rreth 1 minutë pranë mollës së adamit./albeu.com/


Shtuar 29.03.2023 15:50