Nuk i kujtoni ëndrrat në mëngjes? 3 arsye pse ndodh kjo

Edhe pse ende nuk është e mundur të përcaktohet plotësisht pse ne ëndërrojmë vende të caktuara ose kujtime, ngjyra, zëra, skena, madje edhe njerëz të caktuar gjatë natës, disa do t’i kujtojnë lehtësisht ëndrrat e tyre, ndërsa të tjerët do të kenë probleme me të. Nëse nuk arrini të mbani mend në mëngjes atë që keni ëndërruar një natë më parë, ka disa arsye.

Stresi dhe përvoja traumatike

Hulumtimet kanë treguar se stresi jo vetëm që prish dhe shkurton fazën REM të gjumit, por gjithashtu rrit numrin e zgjimeve gjatë natës. Përveç stresit, ka edhe trauma, e cila është e ngjashme, por pak më intensive – të dyja mund ta bëjnë të vështirë të mbani mend atë që keni ëndërruar.

Të ushqyerit

Është e rëndësishme të shmangni ushqimet që prishin gjumin – ushqimet e rënda, e yndyrshme dhe të skuqura, pikante, agrumet, por edhe pijet me gaz. Këto ushqime nuk rekomandohen gjatë ditës, e sidomos nuk duhen konsumuar para gjumit. Nuk rekomandohet as konsumimi i kafeinës, nikotinës apo alkoolit.

Modaliteti i gjumit

Gjithçka nga pagjumësia tek apnea e gjumit dhe narkolepsia mund të ndikojnë negativisht në ciklin e gjumit. Gjithashtu, psikologu dhe eksperti i ëndrrave Rubin Najman shton se zgjimi shumë i shpejtë dhe i parakohshëm mund të ndikojë në harresën.


Shtuar 4.02.2022 15:04