Nuk është ashtu siç thonë mamatë dhe gjyshet, ja ç’kuptim ka gjaku në ëndërr

Mamatë dhe gjyshet thonë që nëse sheh gjak në ëndërr, nuk duhet të shqetësohesh pasi ëndrra është prishur. Por ç’kuptim ka gjaku në të vërtetë? Zakonisht gjaku në ëndërr lidhet me çështje që kanë të bëjnë me të afërmit tuaj ose krijimin e një marrëdhënieje të re familjare.

Gjaku në veshje paralajmëron se të afërmit tuaj mund të bëjnë disa veprime të pamenduara mirë. Kjo mund t’ju dëmtojë reputacionin ose mund t’ju shkaktojë humbje të mëdha financiare. Gjaku në gojë është simbol i keqkuptimeve me të afërmit për çështje trashëgimie, financash ose për pronën.

Kur shihni në ëndërr sikur ju del gjak nga sytë, do të thotë se jeni zhgënjyer ose do të zhgënjeheni prej dikujt që e keni afërt. Gjaku nga veshi parashikon lajme të mira që do t’ju motijnë të bëni veprimet e duhura.

Kur shihni në ëndërr sikur ju del gjak nga hunda, kjo tregon se do të bëni përpjekje të mëdha e të zellshme për të arritur qëllimet që i keni vënë vetes.

Shtuar 7.08.2022 15:17