Nishanet, çfarë janë dhe kur duhet të shqetësohemi?
Të gjithë i dimë se çfarë janë nishanet, sepse pikat me ngjyrë të errët janë një trashëgimi gjenetike e të gjithëve. Janë pika që shfaqen në lëkurën tonë, kur grumbullohen qeliza specifike epiteliale (melanocitet), duke formuar një masë të vogël së bashku me indin përreth.
Zakonisht shfaqen në ngjyra të ndryshme, nga roza në kafe të hapur, kafe të errët ose me të njëjtën ngjyrë si lëkura. Janë shumë të përhapura. Madje flitet për 30–40 nishane të pranishme në trupin e çdo njeriu që nga lindja, dhe gjatë rrjedhës së jetës, sidomos pas moshës 40 vjeçare, mund të shfaqen edhe të reja.
Shpeshherë, njerëzit me lëkurë më të çelët, kanë më shumë nishane sesa njerëzit me lëkurë më të errët. Është e vërtetë që ato përfaqësojnë një anomali të lëkurës, por janë një dukurifiziologjike normale. Vetëm një pjesë e vogël prej tyre, mund të degjenerojë dhe të shkaktojë një tumor shumë të rrezikshëm të lëkurës të quajtur melanoma.
Transformimi mund të ndodhë spontanisht, por faktorët e jashtëm, si ekspozimi ndaj rrezeveultravjollcë (UV), priren ta favorizojnë atë. Nga këtu buron rëndësia e parandalimit dhe kontrollit. Jo të gjithë nishanet janë njëlloj. Dallimi nuk është vetëm midis atyre beninjë dhe malinjë, por edhe ato që nuk krijojnë asnjë problem, mund të jenë të ndryshëm nga personi në person.
Jo vetëm në formë, por edhe në përmasa. Ka nishane “të sheshtë”, apo nga ata paksa të ngritur, që priren të zmadhohen gjatë rritjes apo të tkurren dhe zhduken. Është mirë qënishanet të ekzaminohen që në moshën e adoleshencës nga dermatologu, për të krijuar një idembi gjendjen e tyre.
Nishanet mund të zhvillohen në çdo pjesë të trupit, edhe pse shumica shfaqen në shpinë, këmbë, krahë dhe fytyrë. Gjithsesi është e rëndësishme të kontrolloni të gjitha zonat e trupit, madje edhe ato që nuk janë të ekspozuara. Në këtë rast, mund të përdorni një pasqyrë, apo të ndihmoheni nga dikush për të parë nëse ato po e ndryshojnë me kalimin e kohës formën e tyre.
Kjo është në fakt këmbana e parë e alarmit, që duhet të na shtyjë të thellojmë natyrën e saj me kontrollin e një specialisti. Vizita që nuk shoqërohet me asnjë dhimbje, do të fillojë me një hartë që do të përdoret në kontrollet e mëvonshme për të parë çdo lloj ndryshimi. Më pas, çdo nishan do të kontrollohet me një dermatoskop, për të parë tiparet e tij mikroskopike që janë të padukshme për syrin e lirë.
Kontrolli që mund të bëhet në shtëpi
Nishanet mund të kontrollohen edhe në shtëpi me një teknikë të thjeshtë. Quhet rregulli AKNME, dhe bazohet në 5 karakteristika:
A për asimetrinë. Nishanet janë simetrike, ndërsa melanoma ka njërën gjysmë më të madhe se tjetra.
K për kufirin. Skajet e nishanit janë të rregullta, ndërsa ato të melanomës janë të dhëmbëzuara.
N për ngjyrën. Nishanet kanë një ngjyrë të vetme dhe uniforme, ndërsa melanoma mund të ketë shumë ngjyra.
M për madhësinë. Nishanet rriten në një diametër prej 6 milimetrash, ndërsa melanomat janëzakonisht janë më të mëdha sesa 6 mm.
E për evolucionin. Rritja e shpejtë e çdo nishani apo e një njolle të pigmentuar, duhet të ngjallë dyshime.
Shenja të tjera paralajmëruese janë një nishan me gjakderdhje ose kruarje, apo shfaqja e një gunge apo një zone të kuqe rreth tij. Nëse vihet re vetëm një nga këta faktorë, është absolutisht e nevojshme të kontaktoni dermatologun, pasi si parandalimi ashtu edhe ndërhyrja e hershme ndaj melanomës mund të bëjnë diferencën.
Si rregull, personat që kanë shumë nishane, duhet të kenë kujdes të veçantë në ekspozimin në diell, pasi kanë më shumë gjasa të zhvillojnë melanomën. Ata duhet të përdorin gjithmonë një krem kundër diellit shumë të lartë, madje edhe edhe pas notit në ujë.
Për më tepër, nuk rekomandohet ekspozimi direkt në diell gjatë orëve më të nxehta, teksa këshillohet të vishni rroba të lehta që mbulojnë pjesët me nishane. Së fundmi, në plazh këshillohet përdorimi i një kapele me strehë të madhe. Ashtu si me çdo sëmundje potencialisht të rrezikshme, parandalimi është i rëndësishëm.
Vizita e parë do të kontrollojë të gjitha nishanet e vjetra dhe të reja në trup, duke vlerësuar edhe historinë familjare dhe praninë e nishaneve potencialisht të rrezikshme. Në rast dyshimi, do të kryhet një ekzaminim histologjik, për të vërtetuar praninë e mundshme të qelizave tumorale. Vizitat duhet të përsëriten çdo vit dhe çdo 6 muaj për ata që kanë shumë nishane.