Niseshteja e misrit është një nga përbërësit më të rëndësishëm në kuzhinën e dikujt që pëlqen të gatuajë sepse përdoret si një trashës për supat, salcat dhe shumë receta të tjera. Por nëse përdorimet e saj përfundojnë në ambientin e kuzhinës, ju po humbisni shumë. Shumë truke bukurie kanë si bazë niseshtenë e misrit, e si një produkt i lirë që nuk ju ‘vret’ shumë xhepin, ia vlen ta provoni për këto që do të shkruajmë më poshtë.
Maskë anti-plakje
None found
Përzieni 1/4 e filxhanit me niseshte misri, 1 të bardhë veze dhe 2 lugë qumësht. Aplikojeni këtë maskë në fytyrën tuaj dhe lëreni për 20 minuta ose derisa të jetë e thatë dhe fytyra juaj të ndihet e tendosur. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe përdoreni këtë maskë rregullisht për të parandaluar rrudhat e imëta.
Pastrimi i lëkurës nga qelizat e lëkurës
Mjafton të lagni pak fytyrën e me mollëzat e gishtave të lyeni lëkurën me pak niseshte misri. Për pesë minuta masazhojeni lëkurën me lëvizje rrethore e më pas lyeni lëkurën me pak mjaltë për një shkëlqim dhe çehre të gjallë.
Deodorant natyral
Sperkasni pak sqetullat me alkool etilik dhe lëreni lëkurën të thahet plotësisht. Më pas lyejini me niseshte misri për të parandaluar aromën e pakëndshme të djersës. Ky është deodoranti më i thjeshtë i aplikuar në shtëpi, nëse veçanërisht përpiqeni t’i shmangni produktet me kimikate .
Shampo e thatë
Nuk keni kohë për të bërë një dush, por flokët tuaj janë aq të yndyrosur, sa nuk mund të dilni dot ! Jepini zgjidhje këtij problemi duke spërkatur pak niseshte misri në flokë. Ky produkt do të përthithë të gjithë yndyrën e flokëve, por sigurohuni që t’i keni shkundur mirë flokët para se të dilni nga dera e shtëpisë!
Matifikoni buzëkuqët
I kuqi juaj i preferuar është shumë shkëlqyes?? Mjafton të spërkasni pak niseshte misri mbi buzë për një efekt mat që zgjat. Me gishta përhapeni niseshten në të gjithë sipërfaqen e buzëve që të mos duket njolla njolla e bardhë.
Kundra djegieve të lëkurës
Keni kaluar shumë kohë në diell e tani lëkura ju djeg? Përzieni niseshte misri me pak ujë e pastën homogjene aplikojeni në zonat e djegura të lëkurës. Mbajeni për disa orë e më pas shpëlajeni lëkurën me ujë të vakët.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…