Dashi: Java në vijim nuk pritet të jetë aspak e mirë në planin sentimental. Në fakt, ju ende keni dyshime për historinë që po jetoni, sepse e shikoni pa të ardhme. Për sa i përket punës, do të merrni një lajm të mirë. Java do të vijojë me ulje-ngritje.
Demi: Kjo javë do të jetë e mbushur me ngjarje të reja, të paktën deri të enjten. Megjithatë, përpiquni të mbani nën kontroll stresin dhe të mos ia transmetoni frikërat dhe pasiguritë tuaja partnerit. Nga fundjava e ardhshme gjërat do të fillojnë të përmirësohen.
Binjakët: Java për ju Binjakët do të jetë shumë pozitive, sidomos në dashuri, pasi Venusi ju favorizon. Çiftet do të përjetojnë një periudhë të pazakontë pasioni. Puna do t’ju japë gjithashtu kënaqësi të madhe. Më datë 23 shkurt mund t’ju duhet të përballeni me disa ngjarje të papritura.
Gaforrja: Horoskopi i Paolo Fox-it parashikon se kjo javë do të jetë shumë pozitive për ju Gaforret. Në fakt, do të keni yjet që do t’ju shoqërojnë për shtatë ditët e ardhshme. Aty nga e mërkura ose e enjtja mund të merrni disa lajme të reja në aspektin sentimental dhe profesional.
Luani: Yjet parashikojnë ndërlikime në sferën e dashurisë, pasi Hëna nuk ju favorizon. Mundohuni të shmangni debatet me partnerin, në mënyrë që të mos bëni diskutime të pakëndshme, shpesh të pakuptimta. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë më të qeta.
Virgjëresha: Kjo do të jetë një javë e mirë për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Yjet do t’ju favorizojnë, prandaj duhet ta shfrytëzoni këtë situatë në maksimum. Në aspektin profesional, sakrificat tuaja po shpërblehen dhe shumë shpejt do të vilni frytet e punës suaj. Në dashuri, kërkoni një pikë takimi me partnerin.
Peshorja: Sipas horoskopit të Paolo Fox-it, nuk jeni ende të sigurt se çfarë pretendoni të arrini në sferën e dashurisë, por me siguri që keni nevojë të përjetoni ndjesi të reja dhe më intriguese. Është koha të filloni të planifikoni disa udhëtime interesante.
Akrepi: Edhe këtë javë do të hasni sfida në sferën e dashurisë. Duhet ta rikuperoni raportin tuaj pas një periudhe vështirësie. Java do të jetë monotone dhe do të jeni shumë të ngarkuar me angazhimet tuaja, por njëkohësisht duhet të përpiqeni të mos e neglizhoni partnerin.
Shigjetari: Java juaj do të fillojë e qetë, por më pas Marsi transit do të ndikojë në humorin tuaj dhe kjo do t’ju ndihmojë që të jeni më optimistë. Ruhuni nga personat që i njihni mirë dhe që e dini se mund t’ju mashtrojnë, pasi kjo mund t’ju prishë ditën.
Bricjapi: Me siguri që do të mërziteni nga ata që ju mbushin me iluzione të rreme por, për fat, jo gjithmonë u jepni shumë rëndësi fjalëve të tyre. Mundohuni të kaloni një javë të qetë edhe në dashuri dhe në punë dhe, për ta arritur këtë, mos bëni shumë polemika.
Ujori: Java në vijim do të shoqërohet me ulje e ngritje. Gjendja juaj shpirtërore do të ndikojë në marrëdhëniet me të tjerët, si në ato të dashurisë edhe në ato shoqërore. Në aspektin profesional hë për hë nuk ka të reja.
Peshqit: Duhet që këtë javë t’u kushtoni më shumë kohë njerëzve tuaj të dashur. Dëgjojini me vëmendje problemet e tyre dhe qëndrojuni pranë. Yjet ju këshillojnë që të tregoheni më të vëmendshëm edhe ndaj partnerit, përpara se ai të mërzitet me ju dhe t’ju mbajë qëndrim.