Jargavani është përdorur prej kohësh si një bimë mjekësore. Lulet, gjethet dhe farat përdoren për të bërë ilaçe popullore. Lulet e jargavanit janë të shkëlqyera për trajtimin e sëmundjeve të lëkurës. Për shembull, ato ndihmojnë me skuqjen, djegiet, aknet etj.
Ata gjithashtu lehtësojnë kollën, bronkitin, fryrjen, problemet me sytë (në glaukoma), lehtësojnë dhimbjet e reumatizmës. Nëse keni ethe apo probleme me tretjen, pini çaj të bërë nga lule të thata. Ndërsa për reumatizmën mund ta përdorni në formë vaji.
Vendosni një grusht lule në një kavanoz të madh, hidhni një litër vaj ulliri dhe mbylleni mirë. Lëreni në një vend me diell për 15 ditë. Tundeni herë pas here. Më pas kullojeni në një shishe qelqi të errët. Masazhoni pjesët e trupit ku keni dhimbje tre herë në ditë.