Nëse e lani fytyrën kur ju thonë mjekët, mjafton ta bëni vetëm një herë në ditë

Miti për larjen e fytyrës dy herë në ditë, në të vërtetë nuk është i nevojshëm për pjesën më të madhe të njerëzve. Është vetëm një ide e keqe. Sipas një studimi të botuar në “The Wall Street Journal”, kjo ka një shpjegim:

“Nëse nuk ke probleme me lëkurën e fytyrës, si p.sh puçrra, dermatologët theksojnë se duhet ta lash vetëm një herë në ditë – në mbrëmje. Pastrimi i fytyrës gjatë darkës heq make up-in, yndyrën dhe të gjitha papastërtitë e mbledhura gjatë ditës në lëkurë. Larja dy herë në ditë mund të shkaktojë tharje të lëkurës, një problem që me kalimin e kohës, jo vetëm për femrat, por edhe për meshkujt, mund të shpejtojë procesin e rrudhave.

Edhe sipas Dr. Oz, larja më shumë se një herë në ditë e fytyrës mund të përshpejtojë plakjen e lëkurës për shkak të tharjes nga uji. Ai thekson se larja e fytyrës dy herë në ditë mund të shkaktojë krijim të rrudhave dhe tharje, duke e bërë lëkurën më të ashpër. Kështu, vetëm një herë në ditë dhe në mbrëmje.


Shtuar 23.06.2022 14:59