lifestyle

Ndryshime “të frikshme” brenda javës, çfarë i ndodh trupit nëse ndaloni konsumimin e sheqerit

Ka shumë debate sa i përket çështjes së dietave të shëndetshme.

Veganët besojnë se shmangia e produkteve të kafshëve është dieta më e mirë, ndërkaq entuziastët e dietës ketogjenike duan të hanë vetëm yndyrë ep proteina.

Të lidhura

None found

Por, ekziston një produkt që ndjekësit e thuajse çdo diete synojnë ta shmangin: sheqerin.

Heqja dorë nga sheqeri është sfiduese sepse ky produkt gjendet në vendet më të papritura, siç është salca e domates, burgerët vegjetarianë, etj.

Megjithatë, siç tregojnë ekspertët shëndetësorë, nëse arrini të hiqni dorë nga sheqeri artificial, trupi do të përfitojë thuajse menjëherë.

Brenda një jave ju do të keni shtypje më të ulët të gjakut, nivele më të shëndetshme të yndyrës dhe nivele më të shëndetshme të insulinës.

Normalisht, mënyra se si trupi reagon ndaj mungesës së sheqerit varet nga ajo se sa sheqer konsumoni për momentin – dhe nga ajo se a konsumoni karbohidrate.

P.sh. trupi i përpunon karbohidratet komplekse, si pemët dhe tërshërën, në sheqerna të thjeshtë që i përdorë si energji.

Po nëse i shmangni të gjitha ushqimet e larta të glikemisë, siç provojnë ta bëjnë entuziastët e dietës ketogjenike?

Për këta, ekspertët thonë se do të keni tri ditë të vështira.

Fillimisht, me siguri se do të ëndërroni për ëmbëlsira, nëse jeni një person që rregullisht hani gjëra të ëmbla në mëngjes apo darkë. Kjo ndodh sepse nuk keni sheqer për të ndihmuar ta stimuluar trurin.

Ndonëse mund të ndiheni më të trazuar, faktikisht ka shumë gjëra të mira që janë duke i ndodhur trupit tuaj gjatë asaj kohe.

Insulina, hormoni që e rregullon glukozën, zvogëlohet dhe bëhet më stabile. Në fillim do të ndiheni më të lodhur e të përgjumur, por kjo fazë kalon brenda pak ditëve.

Adrenalina do të rritet dhe do t’ju ndihmojë ta përpunoni glikogjenin, apo sheqerin, që gjendet në trup. Kjo menjëherë pastaj lirohet në sistemin tuaj të gjakut.

Përgjatë kësaj do të kaloni në më pak se 24 orë. Brenda tre deri pesë ditëve, mëlçia do të fillojë të prodhojë ketone nga yndyra sepse nuk do të ketë më glukozë, kështu që trupi do t’i përdorë ketonet si burim kryesor i energjisë.

Kjo është faza kur trupi futet në gjendjen e njohur si ketozë apo në gjendjen ku e djegë yndyrën për të pasur energji.

Si rezultat i kësaj, ju mund të përjetoni ngërçe në muskuj sepse jeni duke humbur ujë kur jeni në ketozë pasi e keni lënë sheqerin. Disa njerëz mund të përjetojnë grip ketogjenike, që shoqërohet me dhimbje koke, lodhje, etj. – por që zgjatë rreth një javë!

Posa të kalojë kjo periudhë, ju do të keni më shumë energji, do të jeni më të përqendruar dhe më të qetë.

të fundit

Flakët në Himarë detyrojnë banorët dhe pushuesit të evakuohen me automjete

Zjarri në Himarë ka detyruar një pjesë të qytetarëve të largohen me automjetet e tyre nga zonat e rrezikuara. Në…

18 seconds ago

Pacolli: Gjashtë gurthyes u ndëshkuan për operim të paligjshëm

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se gjashtë gurthyes kanë operuar në mënyrë të kundërligjshme,…

7 minutes ago

Real Madridi ndalet nga Betisi, humbja e parë e sezonit vjen pas një finaleje dramatike

Real Madrid ka pësuar humbjen e parë të sezonit në La Liga, duke u mposhtur 1-0 nga Real Betis në…

14 minutes ago

Protesta vijon në Divjakë, banorët në ditën e 36-të kundër reformës së PS-së

Banorët e Divjakës nuk kanë ndërmend të ndalen. Për të 36-ën ditë radhazi, ata kanë dalë në protestë kundër projektit…

20 minutes ago

97th day of protest, citizens demand Rama’s non-negotiable departure: A government of crime!

Prej 97 ditësh, qytetarët vijojnë protestën në rrugë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.…

23 minutes ago

Mexico, 42-year-old lawmaker found dead in his vehicle

Një anëtar i Kongresit federal të Meksikës është gjetur i vdekur me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit…

24 minutes ago