Një prej 63 minatorëve të ngujuar në minierën e Trepçës është nxjerrë nga horizonti i 11-të, ndërsa operacioni për shpëtimin e të tjerëve vijon.
Komandanti i Zjarrfikësve të Mitrovicës, Bekim Ibishi, ka konfirmuar se ekipet emergjente po punojnë për nxjerrjen e minatorëve të mbetur brenda minierës.
None found
Sipas Ibishit, bllokimi ndodhi pasi u dogj transformatori kryesor në horizontin e 11-të. Autoritetet pritet të japin më shumë të dhëna për gjendjen e minatorëve dhe ecurinë e ndërhyrjes.
Më herët, Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) kishte bërë thirrje për shpëtim urgjent të minatorëve të ngujuar në Stan Tërg. Sipas të dhënave të publikuara, mbi 60 punëtorë ndodheshin në nëntokë, në një thellësi deri në rreth 645 metra.
Minatorët ndodheshin në horizontet 11, 10, 9 dhe 8, ndërsa ekipet përgjegjëse po përpiqeshin t’i nxirrnin përmes rrugëve emergjente. Sipas informacioneve të deritanishme, ata po tentojnë të dalin nga këto dalje, ndërsa ekipet në terren po punojnë për krijimin e kushteve të sigurta.
IHDNj u ka kërkuar institucioneve dhe ekipeve të shpëtimit reagim të menjëhershëm, duke theksuar se çdo minutë është e rëndësishme dhe se operacioni duhet të zhvillohet me koordinim e profesionalizëm maksimal.
Instituti ka kërkuar gjithashtu nga Prokuroria kompetente nisjen e një hetimi të plotë dhe të pavarur për shkaqet e incidentit. Hetimi duhet të përcaktojë nëse mekanizmat dhe pajisjet e sigurisë kanë funksionuar siç duhet dhe nëse janë shkelur rregullat e sigurisë në punë.
Ndër çështjet që pritet të shqyrtohen janë edhe neglizhenca e mundshme institucionale, problemet teknike dhe përgjegjësitë individuale apo institucionale. Nëse konstatohen shkelje, personat përgjegjës duhet të përballen me pasojat ligjore.
Incidenti ka rikthyer vëmendjen te kushtet e punës dhe rreziqet që përballojnë minatorët në Kosovë. Puna qindra metra nën tokë i ekspozon ata ndaj rreziqeve të shumta, ndaj siguria në punë mbetet një çështje e vazhdueshme dhe jo vetëm një temë që diskutohet pas incidenteve.
IHDNj ka bërë të ditur se këto problematika i ka evidentuar edhe më herët në hulumtimin “Punëtorët e padukshëm të Nëntokës”, ku janë dokumentuar kushtet e vështira dhe rreziqet profesionale me të cilat përballen minatorët.
Sipas këtij hulumtimi, punëtorët e minierave ekspozohen ndaj pluhurit, gazrave, ngarkesave të rënda fizike dhe faktorëve të tjerë që mund të ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin dhe sigurinë e tyre.
Pas përfundimit të operacionit të shpëtimit, IHDNj kërkon një vlerësim të plotë të minierës, pajisjeve dhe procedurave të sigurisë. Qëllimi është të përcaktohen shkaqet e incidentit dhe të ndërmerren masa konkrete për të parandaluar raste të ngjashme.
Rasti pritet të rikthejë në diskutim nevojën për kontrolle më të rrepta të standardeve të sigurisë, mirëmbajtje të pajisjeve dhe infrastrukturës, si dhe funksionimin e rrugëve dhe procedurave emergjente.
Në këtë fazë, prioritet mbetet nxjerrja e sigurt e 64 minatorëve nga nëntoka. Më pas, hetimi pritet të sqarojë se çfarë e shkaktoi incidentin dhe nëse dikush duhet të mbajë përgjegjësi.
Ngjarja u raportua fillimisht si bllokim i ndërrimit të dytë të minatorëve brenda horizontit 11, pas një defekti në pajisjet elektrike që ndërpreu furnizimin me energji.
Sipas të dhënave të para, gjithsej 63 minatorë ndodheshin brenda minierës dhe ishin pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundonte në orën 23:00.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve, Ibrahim Januzi, konfirmoi se bëhej fjalë për ndërrimin e dytë, i cili ende ndodhej në minierë gjatë orarit të punës.
“Po, ndërrimi i dytë. Janë komplet miniera, ndërrimi i dytë. Ata janë ende në orarin e kohës së punës”, tha Januzi.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njoftoi përmes një postimi në Facebook se minatorët ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas informacioneve nga menaxhmenti i Trepçës, minatorët që ndodheshin brenda minierës pas defektit në pajisjet elektrike ishin në gjendje të mirë. Ata ishin pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundonte në orën 23:00.
Ekipet teknike po punonin për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike, ndërsa po organizohej dalja graduale e minatorëve përmes hyrjes emergjente. Menaxhmenti ndodhej në vendngjarje, ku kishin shkuar edhe policia dhe zjarrfikësit.
Presidenti Donald Trump u distancua sot nga puna që dy prej këshilltarëve të tij kryesorë, të cilët po ndihmojnë në…
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka thënë se minatorët kanë mbetur të ngujuar në horizontet e…
Njëri nga 63 minatorët që kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës është nxjerrë nga horizonti i 11-të. Lajmin…
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Akademia e Shkencave…
Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…
Mbi 60 minatorë kanë mbetur të ngujuar nën tokë në minierën e Stan Tërgut, në një thellësi që arrin deri në…