lifestyle

Si ta dalloni nëse niveli i sheqerit në gjak është i ulët apo i lartë

Sheqeri është një nga produktet që shkakton më shumë dëm në organizëm.

Njeriu mund të vuajë nga konsumi i tepërt i sheqerit por edhe ai i mangët. Ekspertët i kanë identifikuar të dy ekstremitetet si hiperglicemia dhe hipoglicemia.

Të lidhura

None found

Hiperglicemia përshkruhet si sindroma e nivelit të lartë e jo normal të sheqerit në gjak.

Ky problem ndodh kur trupi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë për të furnizuar qelizat me glukozë.

Me fjalë të tjera, në organizmin tuaj gjendet aq shumë sheqer sa trupi nuk di ç’të bëjë me të.

Hipoglicemia nga ana tjetër ka të bëjë me nivelet tepër të ulëta të sheqerit në gjak.

Kur këto nivele bien, mëlçia detyrohet të sekretojë glukozën e ruajtur për të rikthyer nivelet e sheqerit në normalitet.

Por nëse mëlçia nuk sekreton glukozë njeriu përjeton hipoglicemi.

Në këtë artikull do të mësoni më shumë për simptomat e hipoglicemisë dhe hiperglicemisë.

Shenjat Paralajmëruese të Hiperglicemisë.

Hiperglicemia shfaqet me shenjat e mëposhtme:

Etje,

Urinim i shpeshtë,

Mjegullim të shikimit

Marramendje,

Të vjella,

Mungesë përqendrimi.

Simptomat e Hipoglicemisë

Hipoglicemia ka të bëjë me rastet kur niveli i sheqerit në gjak ështue i ulët.

Ekspertët thonë se një nga arsyet përse njeriu mund të ndihet gjithë kohën i uritur ka të bëjë me hipogliceminë.

Simptomat e këtij problemi janë:

Ethet,

Nervozizmi

Djersitja

Uria e pashuar.

Në shumë raste, njerëzit e kuptojnë që nivelet e sheqerit janë tepër të ulëta kur truri has vështirësi në të menduar, njeriu përballet me marramendje dhe vështirësi në shikim.

Një gjë e tillë prek edhe diabetikët që kanë marrë shumë insulinë pa konsumuar ushqim të mjaftueshëm.

Ekspertët shpjegojnë se heqja dorë nga vaktet apo aktiviteti i tepruar fizik pa rritur sasinë e karbohidrateve rrit rrezikun e nivelit të ulët të sheqerit në gjak.

Nga ana tjetër, mungesa e aktivitetit fizik dhe konsumi i tepërt i karbohidrateve mund të rrisë nivelet e glukozës në gjak dhe të shkaktojë hiperglicemi.

të fundit

AUDIO/ Salianji publishes recording and accuses Albert Nushi of manipulating protesters

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,…

4 hours ago

Conceicao rrëfen përvojën në Arabinë Saudite: Shkova për paratë

Sergio Conceicao ka shkaktuar polemika me deklaratat e tij për periudhën e kaluar te Al-Ittihad, duke kritikuar kulturën e punës,…

4 hours ago

AUDIO/ Salianji publikon përgjimin dhe akuzon Albert Nushin për manipulim të protestuesve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka publikuar një përgjim që, ngre dyshime për manipulime të kryera nga Albert Nushi,…

4 hours ago

Hoffenheim i kushton fitoren ndaj Borussia Monchengladbachut Albian Hajdarit

Hoffenheim mori një fitore të madhe në udhëtim te Borussia Monchengladbach, duke qenë e para këtë edicion si mysafir.Skuadra gjermane…

5 hours ago

Real Madridi mposht bindshëm Sevillan dhe i dërgon sinjal Barcelonës

Real Madridi ka regjistruar një fitore të madhe në shtëpi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së nëntë në La…

5 hours ago

Milan tense: 160 arrested within four hours, damage and looting in the city center

Të paktën 160 arrestime janë bërë në Milano në katër orët e fundit për incidentet e reja që ndodhën në…

5 hours ago