Categories: kosovë

IHDNj apel për shpëtim të menjëhershëm të minatorëve të bllokuar në Stan Tërg

64 minatorë kanë mbetur të bllokuar në nëntokën e minierës së Stan Tërgut, në nivelet 11, 10, 9 dhe 8, ku thellësia arrin deri në rreth 645 metra. Ekipet e angazhuara në terren po punojnë për nxjerrjen e tyre përmes daljeve emergjente.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh lidhur me sigurinë e punëtorëve, ndërsa prioriteti kryesor mbetet përfundimi i operacionit dhe nxjerrja e sigurt e minatorëve.

Të lidhura

None found

Instituti për Hulumtime dhe të Drejtat e Njeriut (IHDNj) u ka bërë thirrje institucioneve dhe ekipeve të shpëtimit që të veprojnë pa vonesa. Sipas këtij institucioni, çdo minutë është vendimtare dhe ndërhyrja duhet të kryhet me koordinim të plotë e profesionalizëm maksimal.

Informacionet e deritanishme bëjnë të ditur se minatorët po përpiqen të dalin përmes rrugëve të emergjencës, ndërsa ekipet shpëtuese po ndërmarrin hapa për të krijuar kushte sa më të sigurta për nxjerrjen e tyre.

Përtej operacionit të shpëtimit, IHDNj kërkon që të hetohen në mënyrë të plotë rrethanat e incidentit. Instituti i ka bërë thirrje Prokurorisë kompetente të nisë një hetim të pavarur për të verifikuar funksionimin e pajisjeve dhe mekanizmave të sigurisë, si dhe respektimin e rregullave për sigurinë në punë.

Hetimi duhet të shqyrtojë edhe mundësinë e neglizhencës institucionale, defekteve teknike apo përgjegjësive individuale dhe institucionale. Nëse evidentohen shkelje, personat përgjegjës duhet të përballen me pasojat që parashikon ligji.

Incidenti në Stan Tërg e ka rikthyer vëmendjen te kushtet e punës dhe rreziqet e vazhdueshme me të cilat përballen minatorët në Kosovë. Angazhimi në qindra metra nën sipërfaqe i ekspozon punëtorët ndaj rreziqeve të shumta, ndaj siguria në vendin e punës duhet të trajtohet si çështje e përhershme.

IHDNj thekson se këto problematika janë evidentuar edhe më herët në hulumtimin “Punëtorët e padukshëm të Nëntokës”, ku janë pasqyruar kushtet e vështira të punës dhe rreziqet profesionale që shoqërojnë punën në miniera.

Gjetjet e këtij hulumtimi tregojnë se minatorët përballen me pluhur, gazra, sforcim të madh fizik dhe faktorë të tjerë që mund të cenojnë drejtpërdrejt shëndetin dhe sigurinë e tyre.

Rasti pritet të hapë sërish diskutimin për forcimin e kontrolleve mbi standardet e sigurisë, mirëmbajtjen e pajisjeve dhe infrastrukturës, si dhe gatishmërinë e rrugëve e procedurave të emergjencës.

Pas përfundimit të misionit të shpëtimit, IHDNj kërkon një vlerësim gjithëpërfshirës të gjendjes së minierës, pajisjeve dhe masave të sigurisë. Ky proces duhet të ndihmojë në përcaktimin e shkaqeve të incidentit dhe në marrjen e masave konkrete për të shmangur përsëritjen e rasteve të tilla.

Aktualisht, objektivi kryesor është nxjerrja e sigurt e 64 minatorëve nga nëntoka. Në vijim, hetimet pritet të sqarojnë shkakun e incidentit dhe nëse ka persona apo institucione që duhet të mbajnë përgjegjësi.

të fundit

‘A ekziston shpirti binjak?’/ Ronela Hajati zbulon anën e saj më të panjohur për publikun

E guximshme dhe pa filtra kur bëhet fjalë për të shprehur atë që mendon, por kur vjen puna te dashuria,…

4 minutes ago

69 milionë lekë të zhdukura nga Posta e Durrësit/ Pamjet e kamerave zbulojnë lëvizjet e dyshimta të parave dhe skemën me mandatpagesat për Shijakun e Krujën

Një auditim i brendshëm i Postës Shqiptare dhe pamjet e kamerave të sigurisë kanë zbardhur një seri veprimesh të dyshimta…

14 minutes ago

Partizani triumfon 4-1 në derbin ndaj Dinamos, Karoglan: I përgëzoj lojtarët për fitoren

Mislav KaroglanPartizani u rikthye te fitorja pasi mposhti 4-1 Dinamon, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të “Abissnet…

15 minutes ago

The One Movement enters North Macedonia’s political scene with Besim Hoda at the helm

Skenës politike në Maqedoninë e Veriut po i shtohet edhe një lëvizje e re politike. Lëvizja Një, u provomua sonte…

26 minutes ago

Italy-Ukraine diplomatic clash after attack on Russian corvette in Libya, Tajani: Zelensky is not telling the truth

Sulmi ukrainas ndaj korvetës ruse “Mercury”, në ujërat territoriale të Libisë, ka hapur një tjetër front përplasjesh, këtë herë diplomatike,…

26 minutes ago

Shehaj opposes 20% VAT for small businesses: You are endangering the lives of those who keep the economy going

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ngriti zërin në Kuvend gjatë seancës plenare kundër vendimit të qeverisë për paketën fiskale…

26 minutes ago