Ndikimi që ka i ftohti tek personat që kanë probleme me zemrën, mjekja Liko: Çfarë duhet të ndalojnë patjetër

Ulja e temperaturave që ka mbizotëruar përgjatë këtyre ditëve dhe pritet të thellohet për muajt e ardhshëm duhet të shërbejë si kambanë alarmi, veçanërisht për të sëmurët me zemer, të cilët janë më të ekspozuar ndaj rrezikut.

Sipas mjekes kardiologe, Manjola Liko, çdo individ që vuan nga keto probleme duhet të tregojë kujdes të veçantë gjatë periudhës së ftohtë.

Sigurisht një i ftohtë i lehtë nuk përbën një shqetësim madhor, por nëse i ftohti pasohet me infeksione të rrugëve respiratore, situata është krejt tjetër pasi mund të çojë në atak.

“I ftohti në këtë grup njerëzish mund të çojë në komplikacione serioze si, p.sh., pneumonia që shpie në një pamjaftueshmëri për oksigjen të organizmit dhe bën që puna e zemrës të sforcohet për një furnizim normal me gjak të organizmit.

Në keto paciente, kjo gjë rrit frekuencën kardiake dhe presionin arterial, ndryshime këto që çojnë në një rritje të rrezikut për zhvillimin e trombozave, atakeve kardiake, apo insultit”, pohon doktoresha.

Infeksionet respiratore, vë në dukje Liko, jo vetëm japin shtim të ri skut për tromboza, por rrisin po ashtu inflamacionin në brendi të enëve të gjakut, proces që mund të iniciojë një atak.

“Dhe në pacientët ka rdiopatë që kalojnë pneumoni frekuenca e atakeve kardiake është e rritur, sidomos gjatë javës së parë të komplikimit me pneumoni”.

HIPOTERMIA

Qëndrimi i zgjatur jashtë në të ftohtë pa masa mbrojtëse mund të çojë gjithashtu në hipotermi.

“Hipotermia është një rënie e temperaturës së trupit nën 35 gradë dhe ndodh kur trupi nuk mund të prodhojë energji mjaftueshëm për të mbajtur në ngrohtësinë e duhur temperaturën e brendshme të trupit.

Shenjat e hipotermisë janë mungesa e koordinimit të veprimeve, veprime të ngadalta, dridhje, pagjumësi.

Te moshat e vjetra vihet re që kanë një aftësi më të kufizuar për të ndjerë luhatjen e temperaturës së trupit të tyre, duke qenë se kanë më pak ind dhjamor.

Kështu, ata mund të vuajnë nga hipotermia dhe të mos e dinë rrezikun që u kanoset. Njerëzit që vuajnë nga sëmundja e enëve koronare gjatë të ftohtit mund të përjetojnë shpesh angina pectoris.

Shumë ilaçe që përdoren kundër të ftohtit, si dekongjestivët apo antiinflamatorët, mund të ngrenë tensionin arterial në pacientët hipertensivë”, shton mjekja kardiologe Manjola Liko, e cila ndalet edhe te masat që duhet të ndërmarrin të sëmurët kardiakë për të bërë të mundur parandalimin e këtyre pasojave.

KËSHILLAT

“Pacientët kardiopatë duhet të tregojnë kujdes të veçantë për ruajtjen e imunitetit të tyre, p.sh., duhet të flenë më mirë, të përdorin ushqime me një dietë sa me të shëndetshme, të kryejnë aktivitet të rregullt fizik dhe të ndalojnë apo shmangin sa të mundin duhanin.

Shumë e rëndësishme është edhe va. ksinimi në pacientët me probleme kaz rdiake. Vaksinimi kundër gripit i jep mundësi organizmit të ndërtojë antitrupa mjaftueshëm për t’u mbrojtur prej gripit. Periudhë e përshtatshme e vaksinimit ndaj gripit është majtetor.

Në moshat mbi 65 vjeç, mirë është që të bëhet edhe vaksinimi kundër pneumokokut, që krijon mbrojtje ndaj pneumonisë”, këshillon mjekja.