Mushkonjat po kthehen në makth? Kjo është bima e ballkonit që do t’ju shpëtojë

Ata janë ndoshta insektet më të bezdisshëm të verës. Bëjnë bujë, të lënë me shenja të këqija dhe të bëjnë të rimendosh nëse do të hash ëmbëlsira apo jo.

Thonë se mushkonjat shkojnë te njerëzit “gjak të ëmbël” dhe kjo është absolutisht e vërtetë. Mushkonjat kanë një nuhatje shumë të fortë dhe prenë e zgjedhin në bazë të djersës së saj. Nga djersa mund të dallojnë nëse je “gjak ëmbël” apo jo.

Ju lehtë mund t’i largoni mushkonjat nga shtëpia juaj në mënyrë natyrale pasi mjetet kundër insekteve të gatshme në treg përmbajnë një toksinë të quajtur DEET dhe është shumë e dëmshme për shëndetin e njeriut.

Një mënyrë e tillë është rritja e bimëve kundër insekteve!

Ka disa bimë që i largojnë mushkonjat me erën e tyre të fortë. Disa prej tyre janë balsami, nenexhiku dhe livanda. Vendosni disa vazo me këto bimë në kopshtin apo tarracën tuaj dhe hiqni qafe mushkonjat e bezdisshme./albeu.com/