Rezarta Reçi në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçi, rrëfeu momentet kritike nga jeta e saj, kur zbuloi se vuante nga kanceri i gjirit. Ajo tregoi se nuk e trembte fakti i diagnostikimit, por gjithe rruga e trajtimit.
“Unë jam pak rast i rrallë, jo se nuk jam trembur. Trembja lidhej jo me diagnostifikimin po me trajtimin, kalvari I ndryshimit… duhet të përballesh me një vete tënden të re nga ajo sasi ilacesh që merr trupi ndaj luftës së kancerit”.
Të lidhura
None found
Gjatë rrëfimit të saj ajo tregoi se ai që e ka mbështetur më së shumti në këto momente është bashkëshorti i saj. Por, a u tremb ai gjatë sfidës së vështirë që të dy po përballeshin?
“Ai habitet kur unë i them faleminderit. Unë vazhdoj t’ia them pafundësisht fjalën faleminderit sepse më çudisin këto gjestet e vogla, nuk ka lule, nuk di të blejë lule. Por ama një shërbim dhe përkushtim… ai më thotë “pse më thua mua faleminderit dhe pse çuditesh për përkushtimin tim””.
Duke e bërë rastin e saj publik kanë qenë të shumta zonjat që i kanë shkruar.
“Më kanë shkruar, madje sot kam hapur me vonesë një mesazh në Instagram dhe një njeri i shqetësuar më pyeste të lutem më trego mënyrën tënde të të ushqyerjes. Por unë po jap si formulë kujdesi dhe dashuria ndaj atij personi që I ndodh kjo gjë është arma më e mirë, përveç trajtimit mjekësor”.
Ajo apelon që zonjat të mos kenë turp apo frikë por të mjekohen në kohë. Gjatë Rubrikës “1 jetë, 5 këngë” një nga këngët që kishte Rezarta ishte “Kënga e Nënës” e cila ishte e preferuara e nënës së saj. Momemt që përloti gazetaren, duke rrëfyer që njerëzit vlerësohen dhe ia tregon dashurinë sa janë në këtë jetë dhe jo pasi kanë ndërruar jetën.
