Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja ka folur për trajtimin e hemorroideve, pa ilaçe.
Duke sqaruar shkaqet, Merja thekson se formimi i hemorroideve vjen kryesisht nga një regjim i keq i të ushqyerit. Për kurimin e hemorroideve, Merja sugjeron përdorimin e një qepe të pjekur, të bërë si pure e që vendoset mbi hemorroide. Kjo sipas tij ndikon edhe në dezinfektimin e zonës.
Po ashtu ai thotë se ka patur rezultat një gotë qumësht a kos dhie si edhe ujë i vakët për të rregulluar mukusin e zorrëve. Ai thekson se duhen shmangur speci djegës apo edhe piperi. Gjatë bisedës në “Vila24”, Merja sqaron se pse ndërhyrja kirurgjikale nuk jep shumë efekte.