lifestyle

Mes tyre edhe ushqimi i preferuar i verës, mjeku tregon produktet që kanë më shumë rrezik t’ju helmojnë

Ditën e sotme në rubrikën “Mjekësia Alternative” në “ABC e Mëngjesit” është folur për helmimet nga ushqimet gjatë verës.

Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta ka treguar disa nga ushqimet që kanë më shumë gjasa të krijojnë helmim.

Të lidhura

None found

Sipas profesorit, duhet të bëjmë kujdes me ëmbëlsirat, akulloret apo frutat e perimet.

“Gjatë periudhës së verës ne duhet të bëjmë kujdes shumë me disa produkte, të cilat janë shumë të predispozuara për të na sjellë helmim. Edhe këtu futet kryesisht qumështi, veza, ëmbëlsirat dhe sidomos frutat e kalbura. Shpeshherë ne nuk i kushtojmë kujdesin e duhur dhe e skuqim një vezë tani dhe duam ta hamë mbasdite, ose të nesërmen. Vjen ditëlindja e dikujt, hamë një të prerë nga torta e tij, qoftë dhe për respekt dhe themi: ‘Jam si i fryrë, do ta ha më vonë’, dhe harrojmë e hamë të nesërmen ose të pasnesërmen.

Nga ana tjetër, amvisat ose kuzhinierët nëpër restorante kanë në dorë shumë dhe për çudinë time kur e kam mësuar. Një nga elementët që ndikojnë shumë janë dërrasa e grirjes dhe thika. Pse ndikojnë? Sepse aty grijmë ne mishin, perimet, frutë apo diçka tjetër. E lajmë ose nuk e lajmë shpeshherë mirë. Ato duhen larë me ujë të valuar dhe thika. Restorantet nuk kanë kohë, por duhet të përdorin nga një të veçantë për gjithsecilën.

Nga ana tjetër një nga përbërësit e rrezikshëm janë akulloret, si ato të përgatitura dhe të mbajtura në kushte jo të mira, ashtu dhe akulloret dhe ëmbëlsirat e akulloret të përgatitura prej shumë kohësh që na serviren në një periudhë të caktuar.

Një rëndësi shumë të madhe për të mos u helmuar nga ushqimet është edhe mospërzierja se këtu një anë është helmimi ai që na shfaqet me të vjella, me diarre, me djersë, me temperaturë, nga një herë dhe me puçra. Ne duhet të kujdesemi që kjo të mos na ndodh”, tha ndër të tjera Gjeta.

të fundit

Franca dhe Spanja përballë zjarreve katastrofike: mbi 130 mijë persona u evakuuan, Bashkimit Evropian i kërkohet ndihmë urgjente

Franca dhe Spanja po përballen me një situatë dramatike nga zjarret, më e rënda e kaluar ndonjëherë. [...]Read More...

5 minutes ago

Donnarumma kurorëzon dashurinë me Alessia Elefante në një dasmë përrallore – Haaland dhe Mancini mes të ftuarve të shquar

Portieri i Manchester Cityt dhe kapiteni i kombëtares italiane, Gianluigi Donnarumma, i tha sot “po”-në fatale partneres së tij prej…

7 minutes ago

Pa asnjë gjurmë prej më shumë se 18 muajsh, misteri i zhdukjes së ish-ushtarit të UÇK-së nga Hasi mbetet i pazbardhur

Kanë kaluar mbi një vit e gjysmë që kur është zhdukur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Hasi, Zylfi…

8 minutes ago

YouTube: Bebe Rexha shkruan histori në Belgjikë, bëhet artistja e parë amerikane e popit që performon në Tomorrowland

Bebe Rexha vazhdon të shënojë suksese në skenën ndërkombëtare, teksa kësaj radhe ka marrë një vlerësim të veçantë nga vetë…

11 minutes ago

Goditja e fundit e Real Madridit: Zyrtarizohet oferta për Yan Diomande

Real Madridi ka hyrë në garë për transferimin e Yan Diomande dhe tashmë është në bisedime me Leipzig për një…

12 minutes ago

Konflikt i armatosur në Durrës, përplasen Edison Gjuzi dhe Denis Tafili, person në kërkim nga SPAK. I përfshirë edhe një punonjës policie

Një incident i rëndë është regjistruar në zonën e Shkallnurit, në Durrës, ku raportohet për të shtëna me armë pas…

23 minutes ago