Ditën e sotme në rubrikën “Mjekësia Alternative” në “ABC e Mëngjesit” është folur për frutat që diabetikët mund të konsumojnë.
Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta ka sugjeruar disa prej tyre, duke thënë se duhet të bëjnë kujdes me masën, mos ta teprojnë.
None found
“Rekomandohet që diabetikët të hanë fruta dhe jo lëngje frutash, sepse mungojnë fibrat dhe gjëra të tjera, të cilat e çekulibrojnë organizmin e një diabetiku. Ai duhet të hajë patjetër fruta. Meqënëse unë e fillova me shegën që e dua shumë, duhet të hajë shegë por pa abuzuar. Mëqenëse ka edhe pjesën drurore shega që ne e gëlltisim bashkë me kokërrat, nuk duhet të abuzojmë, nuk duhet ta ndajmë me tepri, por siç thash ta ndajmë në segmente gjatë ditës. Një frut mjaft i mirë dhe stabilizues është banania. Megjithëse nuk është i vendit, është një frut mjaft i mirë. Në kundërshtim me bindjen që kanë diabetikët, fruti i fikut është një frut mjaft i mirë. Edhe mani, janë dy fruta që në mentalitetin popullor janë fruta që të rëndojnë stomakun, të bëjnë dëm.
Ama duhet të kemi kujdes se diabetikët në shkallën e avancuar janë mësuar që hanë ushqimin, bëjnë insulinën, nuk duan çrregullim tjetër. Këtu duhet të bëjnë kujdes, sepse duke ngrënë një dozë edhe pak më të moderuar të ushqimit të vaktit dhe këtë e lënë hapësirë për të konsumuar disa fruta, duhet që të kenë kujdes sepse ç’rregullohet”, tha ndër të tjera Gjeta
Ekipet negociuese të Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Austrisë kanë negociuar dhe parafuar Marrëveshjen për Bashkëpunim Gjyqësor në…
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Roberto Vergori, u takua me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi. Lajmin…
Jurgen UldedajPërmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj, ka dhënë lajmin e keq se ndeshja…
Mikel Arteta ka deklaruar se Arsenali ende nuk e ka arritur majën më të lartë të suksesit, teksa skuadra londineze…
Qeveria ka zgjatur masën për uljen e taksës mbi vlerën e shtuar (TVSH) për naftën nga 18 në 10 përqind,…
Qetësia mes protestuesve dhe policisë pranë Kryeministrisë zgjati vetëm rreth dy orë. Situata është tensionuar sërish pasi një person hodhi…