Koliti është një çrregullim kronik inflamator i zorrës së trashë që mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore. Shenjat e hershme të kolitit janë dhimbje barku dhe diarre, ethe, fryrje apo humbje peshe. Trajtimi i kolitit varet nga ashpërsia e sëmundjes.
Një nga shkaqet më të zakonshme të kolitit është dieta e varfër dhe kequshqyerja. Agronomi Zef Gjeta në rubrikën “Mjekësia Alternative” në emisionin e mëngjesit në Abc, ndau disa këshilla për të trajtuar dhe parandaluar kolitin në mënyrë natyrale.
None found
Ai shpjegoi se duhen shmangur ushqimet e skuqura dhe të thata si dhe konsumi i alkoolit dhe duhanit. Duhet ndjekur një regjim i shëndetshëm ushqimor që përfshin supën dhe sallatën, të cilat duhet të konsumohen çdo ditë. Gjithashtu, ai theksoi se duhet pasur kujdes me sasinë e kripës.
“Nxitëse janë ushqimet e thata, të skuqura por dëm bën dhe ushqyerja me doza të mëdha. Kjo rëndon sistemin e tretjes dhe zorrës së trashë. Kjo shfaqet me dhimbje barku, hemorroide por mund t’i përmirësojmë me ushqimin e duhur. Duhen konsumuar ushqime pa kripë, supë dhe sallatë.
Të përdorim mish dhe perime të ziera ose të pjekura. Kosi është shumë i mirë, rekomandohet në darkë me fruta pylli po dhe të tjera. Përmirësojnë situatën e zorrës së trashë. Duhet të shtojmë vajrat bimore si i ullirit, i arrës. Vajin e ullirit mund ta përziejmë dhe me mjaltë se me ndonjë frut sepse na ndihmon në lehtësimin e tretjes.
Duhet të bëjmë zakon vajtjen në banjo dy herë në ditë sepse e dembelosin zorrën e trashë. Pra, duhet të konsumojmë ushqime të shëndetshme si sallatat, suprat, fruta dhe perime të freskëta të stinës. Të konsumojmë çajra dhe vajra që përmirësojnë procesin e tretjes dhe qarkullimit.”, tha ai.
Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Strugë dhe Ohër, bllokime nga ora 06:00 deri në 17:00.SPB Ohër njofton se…
Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“ (Safe City) zyrtarisht do të ketë një funksion…
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një qëndrim të ashpër ndaj Iranit dhe kufizime të reja për kompanitë amerikane të…
Rodri, Ousmane Dembele dhe Harry Kane - tre emrat që kanë fituar Topin e Artë në edicionet e fundit, kanë…
Policia mban ligjërata kundër trafikimit me njerëz në 42 shkolla, përfshihen mbi 1,100 nxënës Policia e Kosovës ka organizuar ligjërata…
Goli i Kristian ShpenditNë javën e 12-të të Serie B në Itali, sulmuesi i Shqipërisë, Kristian Shpendi, nuk ka të…