Më thuaj çfarë shenje horoskopi ke, të të them kristalin fatsjellës që duhet të mbash!

Kristalet janë mënyra më e mirë për të shfrytëzuar të gjithë energjinë që marrim nga Toka. Përdorimi apo vendosja e tyre në formën e gurëve origjinalë, ose bizhuterive, na jep fuqi shëruese që na ndihmon të shfaqim qëllimet tona.

Çdo shenjë horoskopi ka një prirje natyrore për kristale, gurë dhe minerale të caktuara! Disa kristale shërbejnë për mbrojtje, disa për të të dhënë fuqi, disa për dashuri! Nëse dëshironi të dini se cili është kristali që përkon me shenjën tuaj të horoskopit, lexo më poshtë:

DASHI-CARNELIAN

Si shenja e parë e horoskopit, Dashi është i njohur për personalitetin e tij të gjallë dhe të zjarrtë. Carnelian jo vetëm që do ta ndihmojë Dashin të arrijë atë gjallëri, por gjithashtu të tokëzojë dhe zbutë temperamentin e tij që shpesh e fut në telashe.

DEMI: ROSE QUARTZ

I udhëhequr nga Afërdita, Demi gëzon gjërat më të imta në jetë – veçanërisht dashurinë. Rose Quartz e ndihmon për të hapur zemrën dhe për të sjellë romancën, si dhe për ta mbrojtur atë nga dhimbjet e zemrës.

BINJAKËT: CITRINE

Citrine ndihmon në rritjen e inteligjencës, që është ajo që Binjakët dëshirojnë në jetë. Përmes udhëzimit të këtij kristali, Binjakët gjithashtu do të jenë në gjendje të përmirësojnë kujtesën dhe energjinë e tyre.

GAFORRJA: MOONSTONE

Në një ditë të keqe, Gaforret mund të kenë emocione super të forta që mund të sjellin ankth. Moonstone synon të ndihmojë në zbutjen e tensionit të brendshëm duke siguruar qetësi dhe madje duke stabilizuar ndjenjat e tyre ndonjëherë të çrregullta dhe dramatike.

LUANI: TIGER’S EYE

Tiger’s Eye është i njohur si guri tradicional i Luanit sepse është një krijues dhe hapës i pozitivitetit. Ai hap rrugë duke e lejuar Luanin të shohë arritjen e besimit, pozitivitetit dhe ekuilibrit.

VIRGJËRESHA: RED JASPER

Virgjëresha dhe Red Jasper dihet se sjellin praktikë dhe qartësi për të gjitha çështjet. Red Jasper shton fokusin te Virgjëresha super e organizuar dhe analitike, e cila lejon që shenja e Mërkurit të zgjidhë të gjitha çështjet me shpejtësi dhe pa vështirësi.

PESHORJA: LAPIS LAZULI

Kjo perlë blu ndihmon në balancimin e energjisë brenda, kjo është arsyeja pse ajo shkon aq shumë me Peshoren. Kristali inkurajon Peshoren të përqendrohet në vetvete.

AKREPI: OBSIDIAN

Mbrojtja nga negativiteti është stimulimi i Obsidian, i cili shërben për pastrimin e atmosferës së Akrepit duke forcuar anën intuitive të shenjës së ujit. Obsidiani sjell dhuratën e profecisë dhe Akrepi i jep fuqinë e jashtëzakonshme kristalit.

SHIGJETARI: TURQUOISE

Është ideal për të rritur fatin. Së bashku, Shigjetari dhe Turquoise janë ekipi i ëndrrave manifestuese!

BRICJAPI: JADE

Ashtu si shenja tokësore e Bricjapit, edhe Jade është gjithçka. Ndihmon për të shfaqur bollëk dhe prosperitet, kjo është ajo që Bricjapi dëshiron. Jade do ta ndihmojë të shfaqë dëshirat e tij më të vërteta: sukses, bollëk, famë dhe pasuri.

UJORI: AQUAMARINE

Aquamarine mund të shërojë trupin fizik, i cili, më besoni, ju duhet. (Ju jeni i brishtë!)  Është gjithashtu një kristal ideal për Ujorin rebel, sepse frymëzon dhe sjell ndryshime rrënjësore.

PESHQIT: AMETHYST

Amethyst përfaqëson mençurinë shpirtërore, ashtu si edhe shenja ujore astrologjike. Jo vetëm kaq, ai ndihmon për të forcuar intuitën e një personi dhe mbron aurën nga mendimet negative, e cila është e përsosur për Peshqit e ndjeshëm.

Shtuar 23.03.2021 01:03