Me zhvillimin e shpejtë të teknologjisë, disa pajisje të vjetra nuk do të mund të përdorin më aplikacionin e njohur WhatsApp duke filluar nga sot. Ky ndryshim lidhet me përditësimin e politikave të WhatsApp mbi sistemet operative që mbështet.
Në veçanti, telefonat që përdorin sistemin operativ Android KitKat, i cili u lançua më shumë se 10 vite më parë, nuk do të kenë më akses me aplikacionin. Për ata që ende përdorin këtë sistem, një përditësim në një version më të ri të Android mund t’i shpëtojë nga ky kufizim.
Ja disa nga pajisjet Android që do të preken:
– Samsung: Galaxy S3, Galaxy Note 2, Galaxy Ace 3, Galaxy S4 Mini
– Motorola: Moto G (Gjenerata e parë), Razr HD, Moto E 2014
– HTC: One X, One X+, Desire 500, Desire 601
– LG: Optimus G, Nexus 4, G2 Mini, L90
– Sony: Xperia Z, Xperia SP, Xperia T, Xperia V
Ndryshimi nuk prek vetëm pajisjet Android. Në maj të vitit 2025, WhatsApp do të ndalojë së funksionuari edhe në iPhone që përdorin iOS 15.1 ose më të vjetër. Kjo përfshin modele të tilla si iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.
Lajmi ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, me përdorues që shprehin habinë e tyre që WhatsApp ka vazhduar të mbështesë sisteme kaq të vjetra deri tani.