Llojet e puçrrave: Çfarë i shkakton ato dhe cilat konsiderohen më të “rrezikshme” (FOTO LAJM)

Ka 2 kategori të puçrrave, puçrra jo-inflamatore dhe puçrra inflamatore. Aknet inflamatore janë më të rënda në krahasim me jo- inflamatore , dhe shumicën e kohës, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj për trajtim. Çfarë i shkakton llojet më të zakonshme të puçrrave.

Puçrrat me ngjyrë të bardhë

Këto janë mish jo-inflamator ose gunga me ngjyra të bardha ose pika që zakonisht kanë një qendër të bardhë të rrethuar nga një rreth i kuq. Ato formohen falë papastërtisë, dhe qelizave të vdekura të lëkurës që bllokojnë poret.

Puçrrat e zeza ose ndëryshe siç i quajmë me zhargon pikat e zeza.

E kundërta e puçrrave të bardha, pikat e zeza janë njolla të vogla të errëta ose me ngjyrë të zezë, që shfaqen si gunga të ngritura. Ato shkaktohen për shkak të qimeve nënlëkurë.

Puçrrat e kuqe nënlëkurë

Lëkura që rrethon këto njolla zakonisht është e kuqe dhe e fryrë.Ato mund të shkaktohen nga infeksioni i lëkurës, ekzemë, reaksion alergjik.

Kistet

Kur pustulat infektohen ato fillojnë të bëhen të dhimbshme. Kjo ndodh kur pustulat bëhen kist. Aknet cistike përbëhen nga gunga të bardha ose të kuqe, të dhimbshme, të mëdha dhe megjithatë të buta që janë të vendosura thellë në lëkurë – madje edhe më thellë se nodulet. Ata janë gjithashtu të mbushur me qelb. Në fakt, këto konsiderohen se shkaktojnë komplikime të rënda të lëkurës.