Përgatitja është e thjeshtë, mirëpo rezultatet arrihen shpejt
E vetmja mënyrë që të hiqni qafe celulitin është kombinimi i ushqimit të shëndetshëm, i aktiviteteve fizike, i pirjes së ujit dhe i tretmanit kozmetik
Ndërkaq për efekte më të mira dhe më të shpejta ekspertët rekomandojnë këtë përbërje.
E gjitha që ju duhet janë përbërësit të cilët me siguri i keni në kuzhinën tuaj:
▪ gjysmë gote kafe
▪ 2 lugë sheqer ngjyrë të kafeje
▪ 2 deri 3 lugë vaj ulliri
Pas dushit bëni masazh të mirë zonave kritike me këtë piling natyror dhe shpërlajeni me ujë të vakët.
Për të arritur rezultate të mira, përbërjen përdoreni sa më shpesh.