Një teknik i baterive në Idaho Power Company ishte në pushimin e drekës kur vuri re tym që dilte nga poshtë tastierës qendrore të kamionit të tij.
U habit kur mësoi se shkak për këtë gjë, ishte një shishe me ujë.
Provat tregojnë se sa e rrezikshme mund të jetë lënia e një shisheje plastike në makinë në një ditë me diell: dy shenja djegieje kanë mbetur në sediljen e automjetit të teknikut në fjalë. Zjarrfikësit po paralajmërojnë edhe drejtuesit e mjeteve për rrezikun.
Në një test të kryer nga Departamenti i Zjarrfikësve në Midëest të Oklahomas, drita e diellit e nxitur nga një shishe uji arriti deri në temperatura 250 gradë
Kjo mund të jetë e rrezikshme edhe për jetën tonë nëse shishja qëndron për disa ditë dhe ne hipim apo zbresim nga makina për të shkuar në destinacione të caktuara.