Kapsula e kthimit e anijes kozmike të drejtuar nga Kina, me tre astronautë, arriti në vendin e uljes Dongfeng, në rajonin autonom të Mongolisë së Brendshme në pjesën veriore të Kinës.
Sipas mediave shtetërore kineze, ekuipazhi i anijes ”Shenzhou-17”, i përbërë nga astronautët Tang Hongbo, Tang Shengjie dhe Jiang Xinlin, qëndroi në stacionin hapësinor në orbitën ”Tiangong” për gati gjashtë muaj.
Të tre astronautët janë në “gjendje të mirë shëndetësore”, sipas Agjencisë Hapësinore të drejtuar nga Kina.
Astronautët janë kthyer pasi ia dorëzuan punën ekuipazhit të ”Shenzhou-18”, i përbërë nga Ye Guangfu, Li Cong dhe Li Guangsu, të cilët do të qëndrojnë në orbitë për gjashtë muaj dhe janë planifikuar të kthehen në të njëjtin vend uljeje në fund të tetorit të këtij viti.
Anija kozmike ”Shenzhou-18” u ngrit nga qendra e nisjes satelitore ”Jiuquan” mbi një raketë ”Long March 2F” javën e kaluar, që ishte misioni i 32-të i fluturimit i programit hapësinor të drejtuar nga Pekini dhe misioni i tretë me njerëz gjatë fazës së aplikimit dhe zhvillimit të stacionit hapësinor të Kinës.