Kjo është metoda më e lirë dhe efektive për të larguar lagështirën një herë e mirë nga shtëpia

Problemet me lagështirën mund të kthehen në një makth të vërtetë sidomos nëse formohen në zona të ndryshme të shtëpisë. Lagështira nga jashtë futet brenda duke ndikuar të gjithë ambientin brenda shtëpisë dhe shëndetin tuaj.

Si fillim gjatë periudhave kur ka diell sigurohuni të hapni dritaret apo dyert që rrezet e diellit të depërtojnë në çdo dhomë. Kjo do t’i sjellë shtëpisë tuaj freski dhe energji të mirë.

Ja disa metoda të thjeshta për të zgjidhur problemin. Kripa është një ndër elementët që është në gjendje të thithë lagështirën nga çdo ambient, një përbërës që e gjejmë kudo. Për një rezultat shumë të shpejtë përdorni kripë të trashë.

Kripa e trashë në shishe plastike

Mënyra e parë që në ju sugjerojmë është ajo e kripës në shishe plastike. Merrni një shishe plastike, uji dhe prijeni në mes me thikë në dy pjesë të barabarta.

Për një dhomë 5 me 5 do t’ju duhen rreth 150 gramë kripë e trashë. Mbushni grykën e shishes me kripë ndërsa tapës shpojini disa vrima.

Bashkoni të dy gjysmat duke e future grykën e shishes brenda gjysmës tjetër.

Në këtë mënyrë lart do të qëndrojë vetëm kripa ndërsa pjesa poshtë do të shërbejë si kullesë. Lëreni shishen në një vend të sigurt afër zonës ku ndodhet lagështira dhe sigurohuni ta ndërroni kur të shihni që pjesa poshtë ka mbledhur ujë.

Kripë e trashë në kullesë makaronash

Një zgjidhje tjetër për thithjen e lagështirës është edhe kullesa e makaronave. Do t’ju duhen një tenxhere apo tas i madh dhe një kullesë makaronash.

Si në rastin e mësipërm kullesa duhet të vendoset mbi një enë tjetër që ta mbajë pezull. Mbulojeni kullesën me një nape apo peshqir të holle dhe sipër hidhni rreth 200 gramë kripë të trashë. Sërish ndërrojeni kripën kur ena poshtë të ketë mbledhur ujë.