Në Japoni, ekziston një praktikë interesante, por e thjeshtë për t’u mësuar fëmijëve pavarësinë.
Fëmijët e vegjël shkojnë vetë në shkollë në mënyrë që të mësojnë të jenë të pavarur. Ata hipin vetë në autobusë apo trena. Prindërit nuk janë të shqetësuar për sigurinë e tyre pasi banorët lokalë janë shumë ndihmues.
E dini pse fëmijët e vegjël në Japoni mbajnë kapele
Gjatë këtij udhëtimi ata mbajnë kapele të verdha në mënyrë që të dallohen më lehtë kur ka trafik makinash. Dhe njerëzit mund t’i dallojnë kollaj nëse kanë nevojë për ndihmë.
Ekziston një parim në vend që mbajtja e fëmijëve të sigurt është një detyrë e përbashkët.
Në këtë mënyrë, prindërit mund t’i dërgojnë të sigurt fëmijët e tyre në shkollë.