Kini kujdes! Horoskopi javor nga Paolo Fox, cilën shenjë paralajmëron astrologu

DASHI

Marsi, planeti i dëshirës dhe seksualitetit, do të jetë në aspekt pozitiv. Kjo ju premton një javë mjaft të nxehtë, por kini kujdes: megjithëse ky planet favorizon sensualitetin, nuk ka të bëjë fare me ndjenjat që varen nga Venusi. Prandaj, duhet të jeni të kujdesshëm që të mos ktheheni në një bishë erotike, krejtësisht indiferente ndaj reagimeve emocionale të personit që interesohet për ju. Për më tepër, mund të keni konflikte me partnerin tuaj, veçanërisht nëse filloni një marrëdhënie klandestine.

DEMI

Kjo do të jetë një javë shumë e pafavorshme në aspektin romantik. Nëse jeni i paqëndrueshëm dhe tregoheni i pabesë, kjo nuk ka për t’i pëlqyer partnerit tuaj. I dashuri juaj do të jetë shumë vigjilent dhe do të tregojë qartë qëllimin për t’ju lidhur me zinxhirë në zemrën e tij për një kohë të pacaktuar. Zemrat e vetmuara që dëshirojnë t’i japin fund gjendjes së tyre aktuale do të kenë fatin të takojnë njerëz që do t’u sjellin gëzim në jetën e tyre.

BINJAKËT

Kjo nuk do të jetë një javë dhe aq e mirë për çiftet e martuara. Gjithçka ndodh për faj të Neptunit. Do të tregoheni të paepur në qëndrimet tuaja, sa partneri do ta ketë të vështirë t’jua përcjellë mesazhin e tij. Qielli nuk i favorizon takimet romantike për beqarët. Kjo do të thotë se do të mbeteni të vetmuar? Me siguri që jo. Mërkuri në një aspekt të mirë do t’ju ofrojë mundësinë për të biseduar me persona të interesuar për ju në vende publike, në lokale, etj. Kjo duhet t’ju shkojë për shtat.

GAFORRJA

Acarimet e shumta do të vënë në provë shumë çifte. Do të pyesni veten nëse partneri juaj do të jetë në gjendje t’ju kuptojë ndonjëherë. Me raste do të ndiheni shumë të vetmuar. Megjithatë, mos e dramatizoni situatën. Jeni të zhgënjyer, sepse e keni idealizuar shumë historinë tuaj të dashurisë. Beqarë, dëshironi ta harroni të shkuarën tuaj sentimentale, por mjafton një objekt apo një foto e thjeshtë për t’ju zgjuar kujtimin e momenteve të lumtura të humbura përgjithmonë. Do të ndiheni nostalgjikë.

LUANI

Sipas horoskopit për javën nga 23 deri në 29 tetor, ky konfigurim i Venusit do të mund të bëjë që dhe beqarët zemërftohtë të bien në dashuri. Nëse tashmë keni një lidhje dashurie, java do të jetë mjaft intensive dhe gjendja do të jetë deri diku kritike: lumturi për disa çifte, ndarje për të tjerët, gjithçka është e mundur.

VIRGJËRESHA

Do të jetë një javë mjaft dinamike. Në aspektin e dashurisë do ta gjeni veten buzë greminës. Nëse në të kaluarën keni arritur t’i sheshoni disa konflikte, tensionet e reja do të jenë shumë të dëmshme për ju. Mos luani me zjarrin, përpiquni ta shuani sa më shpejt që të jetë e mundur, para se të bëhet një zjarr shkatërrues.

PESHORJA

Nëse jeni në një lidhje dashurie, në këtë periudhë do të keni një dëshirë të madhe për ta lënë veten të pushtohet nga pasioni dhe romanca. Edhe ata, të cilët për shkak të angazhimeve profesionale dhe familjare, nuk kanë pasur kohë që t’i përkushtohen jetës sentimentale, do ta gjejnë sërish entuziazmin për t’u angazhuar më shumë. Nëse jeni beqarë, Marsi nuk do t’ju lërë indiferentë ndaj bukurisë së të tjerëve. Falë ndihmës së Venusit do të dashuroheni kokë e këmbë.

AKREPI

Asnjë planet nuk do të ndikojë në sektorin e jetës në çift. Për bashkëshortët do të jetë një javë mjaft e qëndrueshme. Megjithatë, Venusi do të kujdeset për shenjën tuaj të horoskopit, ai ju premton momente të lumtura dhe të kënaqshme në shoqërinë e të dashurit tuaj. Një vendim i rëndësishëm romantik, i ndikuar nga Jupiteri, duhet t’ju çlirojë nga një situatë sentimentale shumë kufizuese. Për fat të mirë, Hëna në pozicion të favorshëm do t’ju japë mjaftueshëm forcë për të rezistuar.

SHIGJETARI

Të lindurit në shenjën e Shigjetarit që janë të pakënaqur me lidhjen e tyre të dashurisë nuk do të mund t’i shpëtojnë ndjenjës së lodhjes dhe do të përpiqen të kenë aventura, të cilat mund të bëhen më serioze nga sa do të dëshironin. Kini kujdes, pra, nga ndërlikimet, që do të ishte më mirë të mos i kishit. Beqarë, të paktën do të keni shumë mundësi të takoni shpirtin tuaj binjak. Duke qenë se Venusi do të ndikojë në sektorin e dashurisë, do të ndiheni mjaft euforikë. Në aspektin e ndjenjave do të merrni kënaqësi.

BRICJAPI

Saturni këshillon të lindurit në shenjën e Bricjapit që të mos tregohen shumë arrogantë me të dashurin e tyre. Mundohuni të mbani marrëdhënie harmonike, edhe nëse personi tjetër është shumë i zënë me detyrimet e tij. Një klimë e mirëkuptimit të ndërsjellë do t’ju bëjë të shijoni në maksimum gëzimet e vogla të jetës. Gjithashtu, ruhuni nga luhatjet e humorit.

UJORI

Lidhja juaj sentimentale nuk do të jetë e lehtë. Disa të lindur të shenjës së Ujorit që janë në një lidhje dashurie do të kenë vështirësi të mëdha për t’u marrë vesh me partnerin e tyre. Pas disa bisedave dëshpëruese, më në fund do të arrini ta gjeni gjuhën e përbashkët. Nëse jeni ende të vetmuar, do të dukeni edhe më tërheqës në sytë e të tjerëve, por nuk do ta keni shumë të qartë se çfarë dëshironi, duke rrezikuar kështu të humbisni një mundësi të artë.

PESHQIT

Falë ndikimit të mirë të Neptunit, çiftet do të gjejnë një mundësi të re që do t’i çojë drejt përvojave dhe kënaqësive të reja. Jeta juaj bashkëshortore do t’ju duket shumë magjepsëse. Beqarë, përgatituni për ndryshime të mëdha pozitive në jetën tuaj të dashurisë. Një takim shumë i rëndësishëm mund të zhvillohet këtë javë. Do të kuptoni se ky person mund t’ju sjellë lumturi për një kohë të gjatë.


Shtuar 23.10.2023 15:58