Këto zakone i bëjnë dëm trurit tuaj

Truri është një kompjuter i jashtëzakonshëm i përbërë nga 86 miliardë neurone të cilat kontrollojnë gjithçka që bëjmë nga frymëmarrja deri tek aktivitetet e tjera më komplekse. Në mënyrë që të kujdesemi për të, duhet të kultivojmë zakone të shëndetshme të cilat nuk janë të dëmshme për sistemin nervor.

Konsumi i lartë i sheqerit

Të gjithë e dinë se kur konsumojmë shumë sheqer, niveli i glukozës në gjak rritet. Glukoza e lartë në gjak zvogëlon prodhimin e një substance të quajtur BDNF, e cila është e domosdoshme për të ruajtur kujtime dhe për të mësuar gjëra të reja. Mundohuni të minimizoni sasinë e përditshme të sheqerit duke hequr pijet me gaz dhe duke i zëvendësuar me ujë. Gjithashtu hani më shumë fruta dhe lexoni etiketat ushqimore. Zgjidhni produkte me pak sheqer dhe natrium.

Kaloni shumë kohë para ekranit

Studimet kanë treguar se shëndeti mendor i njerëzve u përkeqësua pas nisjes së pandemisë, pasi njerëzit filluan të punojnë nga shtëpia përpara ekranit të latopit apo telefonit. Studimet në Universitetin e Miçiganit zbuluan gjithashtu se një bisedë 10-minutëshe ballë për ballë përmirëson funksionet e trurit. Qëndrimi përpara ekraneve gjatë gjithë ditës mund të dëmtojë kyçet, shpinën, sytë, qafën dhe veshët. Vendosini vetes orare të caktuara për të ulur kohëzgjatjen e qëndrimit përpara ekraneve.

Mungesa e gjumit

Gjumi është jetik që trupi juaj të funksionojë siç duhet dhe pagjumësia mund të shkaktojë probleme në mënyrën sesi trupi transmeton dhe përpunon informacionet. Mungesa e gjumit e bën trurin të paaftë për të kryer funksionet e tij në mënyrë efektive.

Ngrënia e tepruar

Ngrënia e tepruar mendohet se çon në pasoja afatgjata shëndetësore për trurin si obeziteti, sëmundjet e zemrës, diabeti, presioni i lartë të gjakut, të cilat të gjitha lidhen me sëmundjet e trurit si Alzheimer.

Mungesa e aktivitetit fizik

Qëndrimi fizikisht joaktiv për një periudhë të gjatë shkakton ndryshime në tru dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës. John Ratey thotë: “Ushtrimi fizik është në të vërtetë për trurin, jo trupin. Ai ndikon në jetëgjatësi, vigjilencë dhe mirëqenie.”

Informacioni i vazhdueshëm

Sipas Bryan Davis, informacioni i tepërt e bën trurin tuaj të mbingarkohet. Pra, nëse vazhdimisht e vendosim veten në një gjendje ku marrim më shumë informacion sesa mund të përballojmë, kjo mund të dëmtojë trurin tonë duke e ngarkuar me informacione të parëndësishme.


Shtuar 3.05.2023 18:42