Pamjaftueshmëria e vitaminave besohet të jetë një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e pagjumësisë. Kjo e fundit ka pasoja të rënda në organizëm.
Nëse njeriu fle më pak se gjashtë orë, ky rrezik katërfishohet.
Të lidhura
None found
Pagjumësia ndikohet jo vetëm nga stresi, puna dhe stili i jetesës.
Në këtë artikull të do të mësoni për vitaminat që ju duhen që të keni një gjumë cilësor.
Vitamina C
Vitamina C është shumë e rëndësishme për sistemin imunitar.
Studimet thonë se sasitë e pamjaftueshme të kësaj vitamine shkaktojnë pagjumësi dhe probleme me gjumin.
Ekspertët rekomandojnë ngrënien e specave, agrumeve, kivit, lakrave të vogla dhe mangove për të marrë më shumë vitamina.
Vitamina B12
Vitamina B12 garanton shëndetin e nervave dhe rruazave të kuqe të gjakut.
Ajo ndihmon në krijimin e energjisë në organizëm.
Nivelet e ulëta të kësaj vitamine shkaktojnë probleme nervore, lodhje, çrregullime të gjumit, mpirje dhe luhatje të humorit.
Sasia e rekomanduar e kësaj vitamine është nga 250 deri në 500 mikrogramë në ditë.
Vitaminën B12 e gjeni edhe në ushqimet e mëposhtme, rekomanduar nga AgroËeb.org
Ushqimet me Vitaminë B12
Sardelet
Salmoni i egër
Drithërat e plota
Qumështi
Kosi
Djathi i bardhë
Vezët
Vitamina D
Nivelet e ulëta të vitaminës D shkaktojnë probleme me gjumin.
Ushqimet ku mund ta gjeni: Vaji i mëlçisë së peshkut, vaji i peshkut, produktet e pasuruara të bulmetit, drithërat e pasuruar.
Omega-3
Acidet yndyrore rekomandohen nga mjekët sepse përmirësojnë cilësinë e gjumit.
Këto acide yndyrore i gjeni me shumicë tek peshqit, por edhe farat e ndryshme.
Peshqit e rritur në ujëra të ftohta siç janë salmoni, sardelet, trofta, skumbria dhe harenga përmbajnë nivelet më të larta të acideve yndyrore.
Gocat e detit, midhjet dhe gaforret përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3.
