Gjithsesi, ka shumë mjete pastrimi të cilat ka mundësi që ju nuk i keni provuar ende të cilat mund t’u ndihmojnë që ti mbani insektet larg ndërkohë sa është ngrohtë.
Një nënë britanike ka gjetur një mënyrë për të parë një përparim të madh në uljen e numrit të insekteve në shtëpinë e saj, dhe kjo nuk kushton asgjë, raporton The Mirror.
Përdoruesja e TikTok, @tcfamalam ka postuar një video ku shihen dy qese me ujë të varura në derën e pasme.
Ajo tha: “Nëse vendosni një qese me ujë afër derës ajo nuk i lejon që të futen brenda. Por unë e kam bërë dyfishin, i kam vendosur dy qese”.
“Siç duket ato mendojnë se është një zgjua e bletëve, por kjo ka funksionuar”, tregon ajo.
“Nuk ka hyrë asnjë insekt brenda këto orët e fundit, dhe kjo është kohë kur normalisht brenda do të ishin qindra prej tyre dhe mua do të më duhej që të përdorja spërkatës kundër insekteve. Është diçka e çmendur”, vazhdoi tutje britanikja.