lifestyle

Keni dy javë në plazh dhe nuk po nxiheni, ja çfarë po bëni gabim

Keni dy javë në plazh, po shkriheni çdo ditë në diell, por akoma nuk keni arritur ngjyrën çokollatë të vajzës që ndodhet në shezlongun tjetër? Mos u shqetësoni, ai që vendos se kush nxihet e kush jo nën rrezet e diellit, nuk është vetëm fototipi i lëkurës suaj, por edhe disa pjesë të ADN-së të lokalizuara në trupin tuaj. Por ka dhe një metodë tjetër për të siguruar një ngjyrë të artë dhe uniformë: ushqyerja. Po, sepse, ekziston një dietë për diellin, e pasur me ushqime që ndihmojnë lëkurën kundra rrezeve të fusqishme UVA dhe UVB, stimulojnë nxirjen dhe luftojnë radikalet e lira, përgjegjëse për rrudhat, vijat e holla dhe njollat në lëkurë.

1.Nxirja, çfarë të hani që të nxiheni?

Të lidhura

None found

Siaps dietologes Anna Cossovich: “Për të përgatitur lëkurën siç duhet për ekspozimin në diell, është e rëndësishme të zgjidhni ushqime të pasura me ujë, vitamina dhe antioksidantë, të cilat mund të stimulojnë prodhimin e melaninës. Çfarë është melanina? Pigmenti i errët i cili ndikon në përcaktimin e ngjyrës së lëkurës dhe prodhohet nga qelizat e gjendura në shtresën bazale të epidermës. Prandaj duhen zgjedhur ushqime të pasura me beta-karoten, perime dhe fruta të kuqe dhe të verdha-portokalli, si pjepri, pjeshkët, qershitë, shalqiri, kajsitë, kungulli. Edhe ushqimet e pasura me vitaminë C si luleshtrydhet, kivi, agrumet e perimet me gjethe jeshile të cilat ndihmojnë në mbrojtjen natyrale të lëkurës, kapilarëve dhe rregullojnë prodhimin e melaninës. Për sa i përket ushqimeve të pasura me antioksidantë, rekomandohen ushqime si vaji i ullirit, borziloku, domatet dhe soja, të pasura në vitaminë E, e cila hidraton dhe ruan elasticitetin e lëkurës. Burime të tjera të çmuara të antioksidantëve janë salmoni, avokadoja, arrat, të pasura gjithashtu me acide yndyrore omega-3.

2.Ushqimet që duhen shmangur

Ka dhe ushqime të cilat duhen kufizuar ose eleminuar. Evitoni alkoolin, pijet me gaz dhe sheqernat. Janë armiq të shëndetit dhe bukurisë sonë, sidomos në verë, sepse nxisin dehidratimin. Yndyrat e ngopura të gjendura tek mishi dhe djathi me yndyrë duhen konsumuar në mënyrë të kontrolluar, ashtu si shumë ushqime të tjera të cilat vështirësojnë tretjen. Gjithashtu nuk duhet të jenë të pranishme në tavolinë ushqime me përmbajtje margarine apo prodhime brumi. Bëjeni zakon leximin e etiketës së përmbajtes.

3.Ushqime për hidratim

Në verë, sigurisht edhe lëkura është e etur dhe në temperaturat e larta kërkon më shumë ujë se zakonisht. Është esenciale të pini 1,5 deri në dy litra ujë në ditë gjatë këtij sezoni pasi gjatë verës humbasin shumë lëngje dhe kripëra minerale për shkak të djersitjes së tepruar dhe nuk duhet të mungojnë frutat e perimet në tryezat tuaja. Për të nxitur veten të pini sa më shumë ujë, aromatizojeni me mente, xhinxher, lëng limoni ose fruta të stinës. Rezultati do të jetë një pije detoksifikuese dhe shumë e shijshme.

të fundit

60-Year-Old Arrested on Suspicion of Threatening Head of Customs Investigations at Tirana Prosecutor’s Office

Një 60-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës shefin e Hetimit Doganor me…

2 minutes ago

PHOTOS/ Kylie Jenner Stuns with Her Perfect Figure as the 28-Year-Old Star Unveils New Fragrance Collection by the Sea

Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, teksa ka prezantuar fushatën e re reklamuese për…

2 minutes ago

Rama Urges Socialist Party Leaders Ahead of Elections: Electoral Machine Needs Vital Transformation

Gjatë mbledhjes së sotme, Edi Rama u përcolli drejtuesve socialistë një mesazh të drejtpërdrejtë lidhur me zgjedhjet e ardhshme dhe…

2 minutes ago

Haziri para Kuvendit të LDK-së: Përmes dialogut do të përcaktojmë rrugën më të mirë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, para nisjes së punimeve të Kuvendit tha se interesimi i madh për këtë proces konfirmon…

3 minutes ago

Arrestohet 60-vjeçari, dyshohet se kanosi shefin e Hetimit Doganor në Prokurorinë e Tiranës

Një 60-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës shefin e Hetimit Doganor me…

21 minutes ago

FOTO/ Kylie Jenner mahnit me linjat perfekte/ Ylli 28-vjeçar prezanton koleksionin e ri të parfumeve buzë detit

Kylie Jenner ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, teksa ka prezantuar fushatën e re reklamuese për…

21 minutes ago