Katër ngjyrat që mushkonjat i duan dhe që ju duhet t’i shmangni këtë verë

Shkencëtarët kanë parashikuar se do të jetë një sezon shumë i keq i mushkonjave.

Ndërsa ekzistojnë spërkatës e kremra të ndryshëm që t’i mbajnë larg insektet, një tjetër metodë është edhe ngjyra e rrobave që vesh.

Studiues nga Universiteti i Washingtonit kanë gjetur se mushkonjat tërhiqen nga e kuqja, portokallia, e zeza dhe ngjyra që është mes të kaltrës dhe të gjelbrës, shkruan DailyMail.

Mushkonjat e injorojnë ngjyrën e gjelbër, rozë, të kaltër dhe të bardhë, duke sugjeruar kështu se këto janë më të mirat për t’u veshur jashtë gjatë verës.

Sezoni i mushkonjave fillon në mars dhe vazhdon deri në vjeshtë.


Shtuar 25.05.2024 21:51

Tags: