Gjatë kohës që bie shi, rriten nivelet e lagështirës. Trysnia e ajrit dhe ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave shkaktojnë dhimbjen e kyçeve dhe ngurtësimin e muskujve.
Sipas mjekëve, ushtrimi i aktiviteteve të zakonshme bëhet më i vështirë për shkak të problemeve me kockat dhe rritjes së presionit të gjakut. Kryesisht këto ankesa i kanë personat mbi 60 vjeç, por ata që janë më të rinj nuk përjashtohen nga mundësia.
Ekspertët sugjerojnë metodat e mëposhtme për të lehtësuar dhimbjet:
· Masazhoni me vaj të ngrohtë kyçet
· Mos përdorni kondicionerin që të shmangni përkeqësimin e dhimbjes
· Bëni aktivitet fizik
· Shtriqni kockat mëngjes për mëngjes
· Praktikoni ushtrime për frymëmarrjen
· Përdorni vitaminë E, D dhe B12
· Hani drithëra dhe fruta të thata
· Hiqni dorë nga pijet me gaz dhe sheqeri, zëvendësojini me supëra të ngrohta
· Pini sa më shumë ujë për të qenë të hidratuar dhe për të përmirësuar elasticitetin e nyjeve tuaja.
· Ulni konsumimin e sodium-it për të kontrolluar akumulimin e ujit dhe inflamacionin në trup