Kush nuk e ëndërron një bark të sheshtë dhe të përsosur? Dhjami i barkut është shumë i vështirë të hiqet, por jo e pamundur. Për të pasur barkun që ëndërroni, mos hani këto ushqime!
Bishtajore
Bishtajoret janë të pasura me karbohidrate, dhe nëse i hani duhet të harroni barkun e sheshtë.
Kos
Një filxhan kos mban shumë kalori dhe yndyrë, prandaj gjithmonë mundohuni ta shmangni konsumin e tij gjatë ditës.
Pije të gazuara
Kaloritë që përmbajnë pijet e gazuara janë shumë të larta. Shmangia e tyre është një hap në drejtimin e duhur për barkun e sheshtë.
Alkoli
Alkoli ka shumë kalori dhe pothuajse aspak vlera ushqyese. Mos ëndërroni bark të sheshtë nëse vazhdoni të pini alkol.
Sheqeri
Është mëse e ditur se obeziteti vjen nga konsumi i lartë i sheqerit. Një gotë sheqer i bardhe, përmban 773 kalori.
Majonezë
Majoneza përmban të paktën 80% yndyrë. Mos duhet të themi më shumë, se aq, që ta kuptoni?
Fast-Food-ed
Ushqimet e shpejta kanë tendencë të kenë përmbajtje të lartë yndyre të ngopur, sheqer, kripë dhe kalori. Studimet e fundit kanë treguar se obeziteti vjen dhe nga ushqimet e shpejta.
Patate
Patatet janë ushqyese dhe të shijshme, por gjithashtu janë të larta në kalori. Nëse doni barkun e sheshtë, duhet t’i hiqni nga menuja.
Fruta të thata
Frutat e thata përmbajnë shumë kalori, kur nuk kanë lëng. Gjithashtu janë të veshura me sheqer, gjë që e tejkalon edhe më shumë kaloritë.