Jo vetëm i shëmtuar, këto janë 5 rreziqet serioze pë shëndetin që shkakton myku në shtëpi

Me shumë mundësi askush prej nesh nuk ka as më të voglën ide kur fqinji i një kati të mësipërm mund të ketë ndërruar tubat e tualetit, por jemi të sigurtë që shumë prej nesh e vuajnë këtë gjë, pasi problemet në tubacione mund të kenë shkaktuar myk në muret e shtëpisë suaj.

Veç anës estetike, e cila duhet të jetë gjëja e fundit për të cilën duhet të shqetësoheni, ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj mykut mund të kontribuojë në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.

Edhe pse një alergji myku është problemi më i zakonshëm i shkaktuar nga ekspozimi ndaj mykut, ky i fundit mund të shkaktojë sëmundje dhe pa një reaksion alergjik. Myku gjithashtu mund të shkaktojë infeksione apo dhe reagimet toksike. Infeksionet e shkaktuara nga myku mund të zhvillojnë shumëllojshmëri problemesh shëndetësore

Çfarë rreziku përbën myku për shëndetin tonë?
Është një marrëdhënie e ndërthurur mes mykut, kondensimit dhe rritjes së rrezikut:
√ Acarim i syve dhe fytit
√ Krijim i kollës dhe gëlbazës
√ Frymëmarrje e rënduar dhe me ndërprerje
√ Simptoma të astmës
√ Prani e reaksioneve alergjike
Reagimi i njerëzve ndaj mykut nuk është i njëjtë. Ai varet nga shumë faktorë, si ekspozimi ndaj tij, gjendja e përgjithshme shëndetësore, mosha, sëmundjet apo alergjitë kronike, etj… Natyrisht, më të rrezikuarit janë fëmijët dhe moshat e thyera.

Por çfarë është myku?
Myk është termi që përfshin familjen e kërpudhave, të cilat rriten në ushqime dhe ambiente me lagështi. Myku mund të jetë me ngjyra të ndryshme, i bardhë, i zi apo në çfarëdolloj ngjyre tjetër. Ai ka pamje nga më të ndryshmet dhe ka erën e tij karakteristike.
Për t’u zhvilluar, mykut i duhet një ambient i përshtatshëm dhe natyrisht lagështia. Kur zhvillohet, ai fillon të lëshojë në ajër ‘sporet’, të cilat janë shumë të vogla, aq sa mund të thithen lehtësisht me frymëmarrjen e njeriut. Thithja në sasi të mëdha e sporeve të mykut është shumë e dëmshme për shëndetin.

Vendet me myk identifikohen lehtësisht me shikim, por ato më të zakonshmet janë parvazet e brendshme të dritareve apo ballkonit, këndet e paajrosura të dhomave, muret (zakonisht muret e banesës në kontakt me jashtë), tapetet, anekset e gatimit, sipërfaqet në ambientet e dushit, pjesët e brendshme nën lavamanë apo ku ka tubacione dhe shkarkime hidraulike, etj


Shtuar 23.01.2022 10:33