Ja pse nuk duhet ta mbani tështimën

Shumë njerëz e mbajnë tështimën në shenjë respekti për ambientin ku ndodhen, apo njerëzit përreth.

Teshtitja është mënyra se si sistemi i frymëmarrjes largon irrituesit si poleni, pluhuri ose mikrobet.

Të lidhura

None found

Në fakt, sipas Shoqatës Amerikane të Pulmonarëve dhjetëra mijëra pika kërcejnë nga hunda me shpejtësi deri në 160 km/orë kur ju teshtini, por kjo nuk është arsye që ju ta mbani sepse në këtë mënyrë po dëmtoni shëndetin tuaj.

Duke mbajtur teshtimën ju po shtoni ndjenjën e rëndesës në gjoks. Duke sforcuar diafragmën, muskuli i kraharorit që ndihmon të marrim frymë ka mundësi të shtojë presionin në gjoks.

Plasja e daulles së veshit është një tjetër problem që mund të vijë si pasojë e mbajtjes së tështimës. Rritja e presionit nga mbajtja brenda e këtij procesi natyral, mund të ndikojë drejtpërdrejt në vesh.

Sipas studimeve, ekziston mundësia edhe për infeksione në këtë pjesë të trupit. Nëse e mbani teshtimën automatikisht rrisni shanset për transmetimin e viruseve dhe mikrobeve e për rrjedhojë rrezikun e otitit.

Si përfundim, rekomandohet që teshtima të mos mbahet. Mjafton të mbuloni zonën e gojës me bërryl, përdorni një pecetë për të fshirë pikat që përçohen dhe lani duart.


Shtuar 7.04.2023 23:51