Ja kush janë katër gjëra që trashëgohen vetëm nga nëna!

Çdo gjë e trashëgojmë nga prindërit, duke filluar nga sjellja e deri tek inteligjenca.Megjithëse gjenetika është diçka komplekse, hulumtimet kanë treguar se disa trajta të caktuara i trashëgojmë vetëm nga nëna.

INTELIGJENCA

Një anketim me mbi 12,000 njerëz mes moshave 14 dhe 22 vjet ka zbuluar se çfarë faktorë ndikojnë në inteligjencë, status socio-ekonomik dhe në edukim. Rezultatet kanë treguar se nëna e ka ndikimin më të madh gjenetik në inteligjencën e fëmijës.Sipas ekspertëve, inteligjenca e nënës dhe fëmijës dallon mesatarisht vetëm 15 pikë.

SHPREHITË E GJUMIT

 

 

Studimi i publikuar në revistën “Sleep Medicine” kishte zbuluar se nënat ua trashëgojnë fëmijëve shprehitë e gjumit dhe se bebet pushojnë më pak dhe flejnë më vonë nëse nënat e tyre kanë probleme me gjumë.Në mënyrë interesante, shkencëtarët nuk e kanë zbuluar të njëjtën lidhje me baballarët e tyre.

SHPEJTËSIA E PLAKJES

Siç duket, gjenet e nënës ndikojnë në shpejtësinë tonë të plakjes.Shkencëtarët kanë zbuluar se një gjen të cilin e trashëgojmë vetëm nga nëna e kontrollon në mënyrë të pjesshme procesin tonë të plakjes.

MENOPAUZA

Edhe mosha në të cilën e kaloni menopauzën duket se trashëgohet nga nëna. Megjithatë, ekipi hulumtues ka zbuluar se nuk luan rol vetëm gjenetika, por edhe stili i jetesës.


Shtuar 26.01.2024 12:25