‘I zuri mallkimi i parave’, trondisin rrëfimet: Milionerë, luftojnë babain!

Të jesh artist do të thotë të mos kesh moshë zyrtare pensioni.  Sot në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin ishin të ftuar Mira Pirdeni, Florinda Mazreku dhe Pavli Sallata. Ata treguan eksperincën dhe ndjesitë e tyre me procesin e kalimit nga jeta profesionale në pension. Ndonëse kanë cekur moshën e pensionit të tre pohuan se janë energjikë dhe nuk rrinë dot pa bërë asgjë.

Mira Pirdeni tha se jashtë Shqipërisë funksionon ndryshe sepse kategoria e pensionistëve janë të mbeshtetur, ndonëse mund të kenë një pagesë modeste, por shumë shërbime i marrin falas dhe hera herës oranizojnë aktivitet në komunitet.  Puna e ka bërë të takoj shumë njerëz të ndryshëm, edhe familje të pasurish që nuk kujdesen për prindërit e tyre.

“Jam takuar me një nga këto milioneret se si fëmijët e saj, duke qenë me prona shkatërrojnë babain e tyre. I ka zënë mallkimi i parasë”, tregoi Mira.

Florinda e përlotur tregoi se ndonëse është përshtatur me konceptin e moshës së pensionit, dy vite para se të dilte në pension kur mbaronin shfaqjet dhe ishte vetëm ajo bisedonte me kukullat e saj duke i nënvizuar se do kishte mall për to.

“Vlerësimi i madh është ai i njerëzve jo ato të institucionit. Pensionin e kam 300 mijë lekë, kam 6 vite që kam dalë në pension. Kam tre tituj të dhëna nga Presidenti, dhe kam 6 vite  që pres për të marrë pensionin e veçantë, kërkesat të gjitha janë në Kryeministri”, rrëfeu Florinda.

Ndër të tjera ajo tha se në teatër nuk i afrojnë sepse i shohin ftohtë për shkak të moshës. Edhe Pavli pohoi të njëjtën gjë, paçka se ai vazhdon të punoj në cirkun kombëtar.

Kam vazhduar jetën time artistike në cirk edhe pse në pension. Ndjehet një farë tryesnie “se këta janë pensionistë, por unë vazhdoj të punoj mes të rinjve”.


Shtuar 12.11.2021 18:21