Lira Gjika:
Të rritur, prindër dhe edukatorë, mos e kapni fëmijën e vogël nga kyçi i dorës, por jepini dorën. Kapja e fëmijës nga kyçi i dorës, është një mënyrë aspak siguruese, aspak qetësuese për fëmijën, përkundrazi është një formë gati ndëshkuese dhe mospërfillse.
Në këtë lloj kapje nuk ka asnjë element të respektit dhe butësisë që fëmija ka aq shumë nevojë. Në këtë kapje ka vetëm bezdi dhe frikë. Këtë doni ti trasmetoni fëmijës: bezdi, pasiguri dhe frikë?
Mendoj që nuk është kaq e vështirë që me fëmijën të kapeni përdore dhe jo ta kapni për kyçi. Ju jeni prindërit dhe edukatorët e fëmijës dhe jo policë që e kapni për kyçi.