Dashi
Javë e zakonshme dhe pa probleme serioze. Ju të dashuruarit nuk duhet te bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me punë dhe angazhime të tjera. Buxheti nuk do jetë aspak i keq nëse shpenzoni me kursim dhe maturi. Po u treguat të pamatur situata do marrë tatëpjetën. Shëndeti duhet pasur më në kujdes se asnjëherë më parë. Do keni dhimbje barku e stomaku. Në punë do jeni të duruar dhe këmbëngulës. Mund të lodheni paksa, por në fund do arrini atje ku e keni planifikuar.
Demi
Përgatituni për një javë të mbushur me emocione të forta. Pasioni do rikthehet fuqishëm në jetën tuaj sentimentale dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se kurrë ndonjëherë me parë. Çdo ditë do jetë plot ngjyra të veçanta. Ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk është e sigurt që do e gjejnë personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëhen për asnjë arsye. Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, acidet, të kripurat dhe pikantet. Në punë do jeni profesioniste dhe do arrini akoma me lart nga sa e kishit programuar.
Binjakët
Javë e paqëndrueshme pritet të vijë dhe do gjendeni përballë shumë vështirësive. Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, por ju do dini si t’i menaxhoni dhe do e mbani gjendjen të stabilizuar. Shëndeti do jetë edhe më i mirë nga sa e kishit menduar. Nuk do ju mungojë energjia dhe alegria në çdo çast. Në punë do provoni eksperienca të reja dhe do ja dilni me sukses. Jeta familjare do jetë e njëjtë.
Gaforrja
Në shumë momente do jeni të turbulluar gjatë kësaj jave dhe mund të bëni edhe gabime Nëse jeni në një lidhje jeta juaj në çift ka rrezik të jetë mjaft e trazuar. Do jeni më xhelozë nga sa duhet dhe do debatoni për gjënë më të vogël me partnerin. Ju beqarët do preferoni aventurat më shumë sesa një lidhje serioze. Mundësitë për to do jenë të mëdha dhe në çdo moment të ditës. Me shpenzimet do jeni impulsivë dhe gjendja financiare nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Ndryshoni sa më parë strategji. Shëndeti nuk do ketë probleme. Gjithsesi shmangni kafenë, çajin, alkoolin e duhani për t’u ndier edhe më në formë. Në punë vështirësitë do jenë goxha të mëdha. Vetëm duke bashkëpunuar me kolegët do arrini atje ku doni.
Luani
Energjia nuk do ju mungojë asnjë çast gjatë kësaj jave kështu që duhet të përfitoni për të hedhur hapat më të nevojshme. Nëse jeni në një lidhje, ndikimi i Mërkurit do jetë goxha pozitiv. Secili prej jush do i shprehë lirisht mendimin e tij dhe toleranca do mbizotërojë në çdo moment. Ditët më të bukura do jenë e enjtja dhe e shtuna. Ju beqarët do keni shumë kërkesa dhe nuk do kënaqeni me personat që do takoni. Në planin financiar do jeni më të kthjellët se më parë dhe nuk do hidhni hapa të nxituara. Do e dini mirë çfarë do bëni. Shëndeti mund të ketë probleme vetëm nëse nuk kujdeseni për ato që do hani. Sporti gjithashtu do jete i rëndësishëm për t’iu mbajtur në formë. Në punë merrini gjërat me qetësi dhe nuk keni për të pasur probleme.
Virgjëresha
Gjatë kësaj jave do bëni çfarë të keni në dorë për të arritur objektivat dhe për të vendosur një klimë sa më të ngrohtë. Nëse keni një lidhje afatgjate do merreni vesh për bukuri me partnerin tuaj dhe gjithçka do ju ecë si e kishit planifikuar. Edhe nëse keni pasur probleme do ndiheni më të qetë. Ju beqarët duhet të tregoheni të matur me hapat që do hidhni sepse disa persona mund t’i lëndojnë pa masë. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Po u nxituat për shpenzimet do keni probleme serioze. Gjendja shëndetësore do ketë probleme. Nuk do ndiheni në formë dhe shpesh do keni dhimbje koke. Në punë do jeni ambiciozë më shumë se kurrë më parë dhe askush nuk do ju ndalojë të arrini atje ku keni dashur.
Peshorja
Më në fund do arrini të zgjidhni shumë çështje delikate gjatë kësaj jave dhe do jeni më të qetë. Nëse keni një lidhje, shmangini sa më shumë debatet me partnerin sepse problemet që mund të lindin do jenë tepër të mëdha. Ju beqarët, nëse doni të krijoni një lidhje, duhet t’i merrni parasysh të gjitha gjërat. Në sektorin e financave do keni përmirësime të ndjeshme. Neptuni do jetë gjithë kohës në anën tuaj. Shëndeti nuk do paraqesë probleme nëse ju vendosni disa limite me ushqimin dhe me lodhjen e tepruar. Në të kundërt përgatituni për shqetësime. Ambicia në jetën profesionale do jetë e madhe. Gjithsesi mos u nxitoni për asgjë sepse do bëni gabime. Merreni shtruar.
Akrepi
Gjatë kësaj dite mund t’iu vihen edhe disa kushte për të arritur atje ku doni, kështu që mendohuni para se të jepni përgjigje. Nëse keni një lidhje, tregohuni më tolerantë me atë që keni në krah dhe do keni rezultatet që keni ëndërruar. Nëse tregoheni shumë kërkues dhe kategorikë me ato që do thoni partneri do lodhet shpejt. Nëse jeni ende beqarë dhe po kërkoni dikë, do keni plotësim të dëshirave. Në planin financiar do mbështeteni mjaft nga yjet. Bëni ato shpenzime që keni menduar sepse gjendja do jetë e mirë. Shëndeti nuk do jetë i keq. Përveç një nervoziteti të sjellë nga Urani, në përgjithësi do jeni në formë të shkëlqyer. Venusi do iu mbrojë edhe nga sëmundjet që po qarkullojnë. Puna do ecë goxha më mirë.
Shigjetari
Gjatë kësaj jave do ja kaloni përgjithësisht mirë, por do keni edhe ditë delikate. Nëse keni një lidhje, Saturni rrezikon t’iu hapë një plagë të vjetër dhe ajo mund t’iu dhembë. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi që një miqësi e nisur para disa kohësh të kthehet në një lidhje dashurore. Mendohuni mirë nëse kjo është ajo që dëshironi apo jo. Jupiteri do ua shtojë të ardhurat dhe meqë keni disa dhurata për të bërë mund të shpenzoni edhe pak më shumë. Me Marsin që do ndikojë fuqishëm tek shëndeti juaj, një gjë është e sigurt. Do keni energji me shumicë, mjafton të dini ta kanalizoni. Në pune nuk duhet të filloni një projekt pa marrë parasysh të gjitha pasojat që mund të shkaktoje, pozitive apo negative qofshin ato.
Bricjapi
Mundohuni të qëndroni me këmbë në tokë këtë javë dhe të mos bëni asgjë të pamenduar mirë. Nëse keni një lidhje mos e gënjeni partnerin tuaj gjatë kësaj jave sepse kjo nuk është mënyra e duhur për ta përmirësuar atmosferën. Gjithçka do dalë në dritë një moment dhe situata mund të ndërlikohet më tepër. Ju beqarët do realizoni takime të papritura, por që do ua ndryshojnë jetën rrënjësisht. Do kuptoni që edhe ëndrrat mund të realizohen. Financat do jenë goxha të mira, megjithatë vazhdoni të shpenzoni me maturi duke menduar edhe për të nesërmen. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe, madje mund të ndiheni edhe më në formë se një javë më parë. Në punë do i besoni inteligjencës dhe intuitës tuaj dhe keni për të arritur majat.
Ujori
Kjo do jetë një javë e mbushur me çaste të lumtura dhe me gëzim të pafund. Për ju që jeni në një lidhje qetësia, harmonia dhe besimi tek njeri-tjetri do jenë pikat më të forta. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje. Ju beqarët do realizoni një takim mbresëlënës dhe deri në fund të javës do mund të filloni një lidhje të qëndrueshme. Buxhetin do e keni gjithë kohës nën kujdes kështu që për asnjë çast nuk do ju dalin probleme. Gjendja shëndetësore ka për të qenë disa herë më e mirë se më parë. Në punë do arrini shumë lart për shkak të durimit, këmbënguljes dhe vendosmërisë tuaj.
Peshqit
Këtë javë duhet të jeni shumë të kujdesshëm dhe të mos hidhni asnjë hap të gabuar. Ju të dashuruarit nuk do kaloni një ditë të qetë. Partneri nuk do jetë dakord me çdo gjë që ju do dëshironi të bëni dhe kjo mund të sjellë debate. Sido që të vijnë punët, mos bëni asgjë që atij nuk i pëlqen nëse doni që lidhja juaj të vazhdojë. Ju beqarët duhet të shihni rreth e rrotull kudo që të shkoni sepse personat interesante mund të shfaqen papritur. Në planin financiar asgjë nuk do shkojë si ju keni menduar. Problemet do jenë të mëdha dhe të njëpasnjëshme. Për fat të mirë shëndeti do jetë më i qëndrueshëm. Nuk do keni shqetësime serioze. Në punë do jeni të fiksuar edhe pas detajeve më të vogla. Suksesi këtë javë do jete i garantuar.