Gjërat që s’duhet t’i toleroni në një lidhje

Ç’kuptim do të kishte një lidhje nëse s’ka tolerancë? Toleranca është çelësi i mirëkuptimit, por sigurisht gjithçka ka një limit. Jo gjithnjë duhet të jeni ju ai/ajo që falni, toleroni dhe mbyllni sytë përpara padrejtësive.

Duhet fillimisht të kuptoni se ka disa gjëra për të cilat ja vlen të tolerosh dhe disa të tjera, me të cilat s’është mirë të bëni kompromise.

1. Sjelljen kontrolluese dhe obsesive të partnerit tuaj.

2. Abuzimin emocional, që do të thotë manipulimin, presionin, shantazhin apo lëndimin e vazhdueshëm.

3. Aq më pak atë fizik!

4. Faktin që ai të bën të ndihesh keq sa herë që t’i refuzon të kryesh marrëdhënie. Jo vetëm që s’duhet të ndihesh në faj, por mos e tolero si sjellje që herën e parë.

5. Faktin që ai të izolon gjithnjë e më shumë, në disa aspekte.

6.

Kur partneri të kërkon të ndryshosh.

7. Kur ai përpiqet të ulë apo vlerëson pak eksperiencat apo përjetimet e tua.

8. Të gjykon vazhdimisht dhe kërkon të ndryshosh stil jete.

9. Injoron nevojat e tua seksuale dhe krijon barriera.

10. Nuk respekton kufijtë e tu duke të të konsideruar pronë.

11. Nuk e mbështet publikisht lidhjen tuaj dhe duket sikur fshihet çdo herë e më shumë.

12. Të akuzon për gjëra që s’i ke bërë kurrë.

13. Të vë gjithnjë në situata të sikletshme.

14. Kur i duken hiçgjë arritjet apo objektivat e së ardhmes në karrierën tënde.


Shtuar 27.06.2021 22:06