“Gjendja shëndetësore problematike për këtë shenjë”, Horoskopi javor 4- 10 shtator, kë paralajmëron astrologia

Horoskopi javor 4- 10 shtator 2023 nga Christine Haas

Dashi

Shfrytëzojeni sa më shumë të mundeni çdo moment gjatë kësaj jave sepse do kënaqeni pafund. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do jetë shumë më harmonike dhe në krahët e partnerit do ndiheni më të dashuruar. Edhe pse të angazhuar me shumë punë do e gjeni kohën për të kaluar pak kohë me të dashurin e zemrës. Ju beqarët ka shumë mundësi të bëni çdo lloj çmendurie vetëm që gjendja sentimentale t’iu ndryshojë. Miqtë do iu japin edhe një ndihmë. Në planin financiar do kryeni edhe transaksione të rëndësishme kështu që gjendja do mbetet e qëndrueshme. Shëndeti ditët e para do jetë delikat, por me kalimin e kohës do vijë duke u stabilizuar. Në punë duhet të ruani vetëkontrollin në mënyrë që gjërat t’iu ecin si duhet.

Demi

Mërkuri do ndikojë shumë këtë javë në jetën tuaj në çift dhe do ua ndryshojë ritmin që keni ndjekur deri më tani. Për ju të dashuruarit pritet të vijë një periudhë e mirë. Do i kuptoni gabimet që keni bërë dhe do dini si të kërkoni falje. Ju beqarët do ndiheni tërësisht të braktisur nga yjet dhe do e vuani tej mase këtë pjesë. Sado që do mundoheni nuk do arrini dot ta bëjnë për vete atë që pëlqeni. Edhe gjendja financiare do lërë shumë për të dëshiruar. Do tundoheni nga disa objekte dhe nuk do pyesni për harxhimet. Gjendja shëndetësore do vazhdojë të mbetet e mirë edhe për disa kohë nëse tregoheni të kujdesshëm. Në punë, mundi i kohëve të fundit do japë frytet e veta. Keni për t’u ndier më së miri dhe madje do përfitoni edhe ngritje në detyrë.

Binjakët

Për shkak të vështirësive që do ketë kjo javë mundohuni të jeni disi më të logjikshëm me çdo fjalë apo veprim. Jeta juaj në çift do kalojë një periudhë mjaft delikate. Në shumë momente do keni dyshime për atë që keni në krah dhe do e pyesni gjerë e gjatë. Mund edhe ta lëndoni pa dashje. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe jeta do iu ndryshojë rrënjësisht. Gjërat ndodhin atëherë kur më pak i pret. Financat do kenë përmirësime të vogla, por që do ju ndihmojnë të dilni nga situata ku ndodheni. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer, megjithatë do ndiheni pak më mirë se më parë. Në punë do filloni projekte të rëndësishme dhe mjaft fitimprurëse. Mos e ndalni veten për asnjë çast dhe bëni atë që do ju duket më e logjikshme.

Gaforrja

Këtë javë do i bëni gjërat si t’i ndieni dhe as që do mendoni për të ardhmen. Ju të dashuruarit do jeni pasionantë dhe do doni të bëni çmenduri. Herë pas here edhe do e kritikoni partnerin për realizmin e tij të tepërt. Mos u tregoni të padrejtë sepse edhe ai kërkon më të mirën ashtu si ju. Ju beqarët do merrni propozime dhe buqeta me lule. Gjithsesi nuk duhet të verboheni nga këto gjeste të këndshme për të pranuar gjithçka me sy mbyllur. Financat do i menaxhoni me shumë seriozitet dhe përkujdes prandaj edhe gjendja nuk do ketë aspak probleme. Gjendja shëndetësore do jetë përgjithësisht e mirë. Nuk do keni shqetësime serioze përveç ndonjë dhimbjeje të vogël koke në momente lodhjeje. Në punë do jeni shumë ambicioze dhe të motivuar.

Luani

Edhe pse Mërkuri do mundohet të sjellë turbullira këtë jave ju sërish do dini të ruani ekuilibrin. Ju të dashuruarit do keni një periudhë të qëndrueshme. Nuk do keni për çfarë te qaheni sepse partneri do mundohet me sa te mundet t’ua plotësojë dëshirat. Dita e mërkurë do jetë më e veçanta. Ju beqarët do vazhdoni të jeni në kërkim të partnerit ideal edhe për disa kohë. Gjithsesi miqtë nuk do iu lënë ta ndieni boshllëkun e tij. Financat do kenë herë pas here disa tronditje të vogla. Duhet patjetër të merrni masa sa pa qenë vonë. Shëndeti do kërkojë më shumë vëmendje. Bëni nga pak aktivitet fizik, ushqehuni me kujdes dhe mos e teproni me kripen. Në punë nuk do ndiheni aspak të kënaqur nga ato që do arrini dhe kjo do ju brengosë pafund. Kërkoni ndihmë në rastin më të keq sepse nuk është turp.

Virgjëresha

Entuziazmi, romantizmi dhe energjia do mbizotërojnë gjatë gjithë kësaj dite. Ju të dashuruarit do jeni të parrezistueshem dhe partneri do bëjë çmos për t’iu mbajtur gjithë kohës pas vetes. Surprizat nuk do mungojnë në asnjë lloj momenti. Ju beqarët nuk duhet të ndërmarrin rreziqe të mëdha vetëm për të ndryshuar statusin. Në planin financiar do jeni me shumë fat dhe do arrini t’i zgjidhni të gjitha vështirësitë që keni pasur. Do hiqni edhe disa para mënjanë. Gjendja shëndetësore do jetë herë pas here problematike. Mund të keni dhimbje barku dhe dhimbje shpine. Në punë do iu jepen mundësi shumë të mira të cilat do ju bëjnë më të njohur dhe më të pasur nga sa jeni. E keni gjetur tashmë çelësin për t’ia dalë.

Peshorja

Kjo ka për të qenë një javë pozitive për të gjithë. Në përgjithësi jeta juaj në çift do shkojë mirë, por yjet këshillojnë të shpreheni më tepër dhe mos mbani asgjë përbrenda. Pasioni ka shumë gjasa të mbizotërojë mbi arsyen. Edhe për ju beqarët pritet një javë e bukur dhe e mbushur me takime impresionuese. Shfrytëzojeni secilën. Në planin financiar nuk do keni as problemin më të vogël. Për një shëndet edhe më të mirë se më parë duhet të konsumoni sa më shumë ushqime me vitamina e proteina. Puna do jetë dinamike, intensive dhe e lodhshme. Do jeni më të përgjegjshëm për veprimet tuaja dhe ka mundësi të merrni vendime për të ardhmen.

Akrepi

Venusi dhe Saturni do ju bëjnë shumë të drejtpërdrejtë gjatë kësaj jave. Për ju të dashuruarit bashkëpunimi do jetë shumë i fortë. Do jeni tolerantë me njëri-tjetrin dhe nuk do mbani kot së koti inat. Nëse keni pasur probleme do i zgjidhin sa hap e mbyll sytë. Ju beqarët do përfitoni mjaft nga mundësitë që do iu jepen për aventura dhe nuk do mendoni aspak të krijoni një lidhje të qëndrueshme. Financat do jenë të mira. Transaksionet dhe investimet do favorizohen. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të keni dhimbje muskujsh ose kockash. Në punë do e keni më të thjeshtë të punoni në ekip dhe t’i pranoni mendimet e te tjerëve.

Shigjetari

Këtë javë priten të merren vendime shumë të mëdha që do ua ndryshojnë rrjedhën e gjërave. Ju të dashuruarit do jeni të vendosur të flisni hapur me partnerin mbi disa çështje delikate. Edhe pse ai nuk mund t’i presë mirë është një hap që herët a vonë duhet bërë. Ju beqarët do jeni të parezistueshem dhe do e gjeni një person interesant me të cilin ia vlen të krijosh një lidhje. Në planin financiar do iu duhet të merrni masa strikte dhe të ulni shpenzimet. Vetëm kështu do shmangni problemet e mëdha. Gjendja shëndetësore fatmirësisht do jetë e mirë. Nuk do keni asgjë shqetësim, madje nuk do e ndieni as lodhjen e punës. Në punë mos u dorëzoni edhe nëse gaboni herën e parë. Mos u dekurajoni nga ato që do iu thonë kolegët.

Bricjapi

Gjatë kësaj jave do jetë Venusi që do ju mbështesë dhe do ju mbajë larg problemeve. Marrëdhënia me partnerin nuk do jetë e keqe. Të dy do tregoheni tolerantë dhe do kërkoni falje për gabimet që keni bëre dikur. Ju beqarët do keni takime të mrekullueshme dhe më në fund edhe ju do përjetoni emocionet e të qenit çift. Në planin financiar duhet një strategji më e mire për të arritur stabilizimin e buxhetit. Kërkoni ndihme nëse nuk mundeni dot vete. Shëndeti nuk do jetë problematik. E vetmja gjë që mund t’iu bëjë të ndiheni keq është nervozizmi. Jeta profesionale do ketë më shumë vështirësi sesa ju mendonit. Tregohuni më të kujdesshëm dhe rregullojini me qetësi problemet.

Ujori

Për fat të keq gjërat nuk do ju ecin shumë mirë këtë javë. Ambienti për ju që keni një lidhje do jetë i trazuar dhe i mbushur me debate. Nuk do mungojnë as ofendimet për njëri-tjetrin. Ju beqarët do influencoheni njëkohësisht nga shumë planetët. Disa do iu bëjnë më të hapur e disa të tjerë do iu frenojnë të dilni nëpër takime. Mirë do ishte të ndiqnit zemrën. Financat nga ana tjetër nuk pritet të jenë të këqija. Do kryeni transaksione të rëndësishme dhe e ardhmja do përmirësohet. Shëndeti do jetë paksa delikat. Do keni probleme me gjumin dhe me rezistencën fizike. Pini çdo darkë një filxhan kamomil. Në punë do jeni më të vendosur se kurrë për të arritur atje ku dëshironi. Priten projekte të mëdha.

Peshqit

Këtë javë do jeni me shumë fat. Planetët do ju përkëdhelin tej mase. Për ju që keni një lidhje do jetë periudhë e qetë dhe pa të reja. Mundohuni të paktën të mos e lini pas dore njëri-tjetrin sepse kjo do sjellë probleme më vonë. Ju beqarët do jeni të papërqendruar dhe nuk do arrini dot të krijoni një lidhje të qëndrueshme. As kjo javë nuk do jetë e duhura për ju. Buxheti fatmirësisht do jetë i mirë. Vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes të ardhurat dhe të mos shpenzoni kuturu. Shëndeti në përgjithësi do jetë i qetë. Pak kujdes duhet të bëni nëse jeni me dietë. Në punë do iu bëhen propozime interesante të cilat nuk duhet t’i humbni. Vetëm në këtë mënyrë do arrini atje ku keni pasur gjithmonë synim.


Shtuar 4.09.2023 16:30