Gjendja e përgjumjes gjatë ditës nuk është shenjë e mirë!

Ndiheni të përgjumur gjatë ditës? Epo kjo tregon se, truri juaj është në telashe.

Privimin e gjumit, mund ta rregulloni nëse flini në sasinë e duhur, 7-8 orë në ditë. Ose, mund të shkoni të vizitoheni te një mjek dhe të merrni zgjidhje për problemin tuaj.

Sido që të jetë, sa më shpejt t’i bëni një vizitë trurit tuaj, aq më mirë do të jetë për ju.

Sipas studimeve nga Universiteti ‘Johns Hopkons’, njerëzit që ishin të përgjumur gjatë gjithë ditës, ishin të predispozuar të pësonin rritje të beta-amiloidit, në krahasim me njerëzit e tjerë. Beta-amiloidi është një proteinë, e cila nëse rritet, çon në shfaqje të Alzheimerit.

Sipas një studimi me 123 vullnetarë, të sjellë për ju nga dritare.net, rezultoi se, rreziku i rritjes së pllakave beta-amiloide ishte 2.75 herë më i madh, te njerëzit që ndiheshin të përgjumur gjatë ditës.

Por për sa i takon fushës mjekësore, njihet se, çrregullimet e gjumit, janë më të zakonshme te njerëzit, që vuajnë nga Alzheimeri. Kjo pasi ndryshimet që pëson truri, sjellin edhe çrregullim të rutinës së gjumit.

Ende nuk ka shërim për sëmundjen e Alzheimerit, kështu që ne duhet të bëjmë çmos për ta parandaluar atë.


Shtuar 13.08.2024 17:45