Kur i referohemi zemrës, nuk nënkuptojmë zemrën si organ. Por nënkuptojmë diçka shumë më të madhe sesa ajo. Mund t’i quani mesazhe nga instinktet, Universi, Zoti, zemra, shpirti juaj et. Është mirë që ta dëgjoni këtë pjesë të vetes. Nuk mund të mohohet se ndonjëherë, ne i parandiejmë gjërat apo dimë gjëra që nuk duhet t’i dinim.
Pavarësisht nëse kjo është një ndjenjë që kemi për dikë, që në fund del të jetë e vërtetë aponjë parandjenjë se do të ndodhë diçka ne thjesht e dimë këtë. Natyrisht, sinjalet kryqëzohen, por disa mesazhe apo ndjenja nuk duhet t’i injorojmë asnjëherë. Ja cilat janë 6 prej tyre:
1.Kjo gjë është e rrezikshme
Që në krye të herës njerëzit kanë qenë në gjendje që ta parandiejnë kur janë në rrezik. Edhe nëse ekziston ndjesia më e vogël se diçka nuk shkon, fakt është që ne kemi lindur me aftësinë për të ndier rrezikun dhe për t’u mbrojtur prej tij. Ndaj dëgjojeni gjithnjë zemrën tuaj kur juathotë këtë.
2.Janë në rrezik njerëz të tjerë
Ne jemi në thelb të lidhur me të tjerët. Këtë e quajmë pavetëdije kolektive, ose quajeni thjesht lidhje, sepse është e vërtetë. Në rast se ndjen që dikush që e doni apo njihni është në rrezik, atëherë thuajani atij.
3.Frymëzimi që ndez një zjarr tek ju
Qëllimi ynë ndodhet brenda nesh. Secili prej nesh përmban një pjesë të Krijuesit tonë, dhe ajo shkëndijë, ai pasion dhe ai frymëzim që na jep nga brenda janë reale. Ndaj mos e injoroni kurrë këtë gjë.
4.Ka diçka që nuk shkon me trupin tuaj
Nëse keni njohur ndonjëherë dikë që ka pasur një sëmundje serioze terminale, atëherë e dini se shumica e njerëzve mund ta kuptojnë thellë në vetvete kur diçka nuk është në rregull, edhe para se ta dinë me siguri. Nëse zgjoheni dhe ndjeni sikur diçka nuk shkon me ju, besojini vetes.
5.Ky person duket si i duhuri për mua
Kur u ri–takova pas shumë kohësh me atë që është sot bashkëshorti im, pata një ndjenjë tëthellë brenda meje. Me të ndihesha sikur isha në shtëpinë time, sikur të kishim shumë vite bashkë, edhe pse nuk ishim parë që nga vitet e shkollës së mesme.
E dija se duhej të isha me të, dhe se kjo do të ndodhte. Që nga ai moment, ne kemi qenë në jetën e njëri-tjetrit, dhe martesa jonë është gjëja më e mirë që ka ndodhur ndonjëherë. Ndaj nëse ndiheni sikur me dikë pranë ndiheni si në shtëpinë tuaj, besoni asaj ndjenje.
6.Ndjenja sikur e njihni dikë
A keni takuar ndonjëherë dikë dhe jeni ndjerë sikur e njihni tashmë? Edhe nëse realisht nuk e keni takuar asnjëherë më parë, ai duket si dikush që ju e njihni. Dëgjojeni atë ndjenjë, pasi ajo na ndihmon të njohim lidhjet kozmike.