Pra, a do të jetë margarina një alternativë më e shëndetshme ndaj gjalpit nëse hiqen yndyrnat ‘trans’?
Disa studime sugjerojnë se nuk duhet të jemi kaq të rreptë me yndyrat e ngopura që përmban gjalpi. Kjo nuk do të thotë që ju duhet ta mbytni ushqimin tuaj në gjalpë ose të hani ëmbëlsira të yndyrshme çdo ditë, por ngrënia e një sasie të vogël gjalpi herë pas here nuk ka gjasa t’ju dëmtojë.
Ka edhe gjalpë me pak yndyrë, të cilat japin gjysmën e kalorive, por janë po aq të shijshme sa të gjitha produktet
Nga ana tjetër, mund të zgjidhni margarina të buta dhe lloje të tjera që përmbajnë lëndë ushqyese të quajtura sterole bimore dhe stanole, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit.
Megjithatë, çdo produkt që përmban vaj palme ose ka yndyrë të ngopur, gjë që rrit kaloritë.
Për të bërë zgjedhjen tuaj, krahasoni etiketat ushqimore. Përveç yndyrës së ngopur dhe totalit të kalorive që rrjedhin prej saj, kontrolloni nëse produkti përmban yndyrë pjesërisht të hidrogjenizuar.
Nëse dëshironi të shmangni gjalpin dhe margarinën, kërkoni alternativa të tilla si pomadat e bazuara në vaj ulliri dhe vajra të tjerë vegjetalë që përmbajnë yndyrna të dobishme mono të pangopura dhe të pangopura.
Më e mira nga të gjitha, sigurisht, është vaji i ullirit ekstra i virgjër.